Bota

Sekretari i ri britanik në "linjën" e Braverman: Do ndaloj emigrantët!

Zëvendësuesi i Suella Braverman në postin e Sekretarit të Brendshëm të Britanisë së Madhe, James Cleverley theksoi se do të ndalë varkat e vogla të emigrantëve. Ai shtoi se prioritet absolut do jetë siguria e qytetarëve të Britanisë dhe interesi kombëtar.

D.XH
Sekretari i ri britanik në "linjën" e Braverman: Do ndaloj
James Claverley

LONDËR – Pas dorëheqjes së Suella Braverman, posti i Sekretarit të Brendshëm të Britanisë së Madhe iu besua James Claverley-t. Ndërsa të mërkurën, Gjykata e Lartë e Britanisë do të japë verdiktin nëse plani i Mbretërisë së Bashkuar për të dërguar emigrantë në Ruandë është i ligjshëm, Cleverley ka komentuar faktin sesi do të veprojë ai në raport me refugjatët.

“Si Sekretar i Jashtëm i Britanisë së Madhe, unë kam punuar me kolegët e mi në Ministrinë e Brendshme dhe jo pak herë kemi goditur emigracionin ilegal. Kemi reduktuar numrin e personave që vijnë në Britani me varka të vogla.

Si Sekretar i Brendshëm unë jam i përkushtuar që të ndaloj varkat e vogla të emigrantëve. Unë jam në këtë detyrë, për të siguruar çdo britanik, që ata të jenë të sigurt dhe se interesi i qytetarëve e ai kombëtar do të jenë prioritet absolut”, tha Claverley.

Suella Braverman është shkarkuar sot nga posti i sekretares së Brendshme, për shkak të komenteve të saj se personat që nuk kanë strehë, e kanë zgjedhur atë mënyrë jetese. Kjo bëri që Sunak ta shkarkojë atë.

Posti i saj iu besua James Cleverly, i cili është zëvendësuar si sekretar i jashtëm nga David Cameron, një ‘lëvizje politike’ që askush nuk mund ta parashikonte.

Ka pasur gjithashtu një sërë dorëheqjesh, duke përfshirë Therese Coffey si sekretare e mjedisit.

Ministrja e Strehimit Rachel Maclean u shkarkua. Ka pasur gjithashtu një dorëheqje të dy ministrave të rinj, duke përfshirë ministrin e shëndetësisë Uill Quince dhe ministrin e arsimit Nick Gibb./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB