
GREQI- Një ngjarje e rëndë është bërë publike në vendin fqinj, ku një 42-vjeçar ka dhunuar në mënyrë te vazhdueshme dy të rinj, që dyshohet se kanë probleme me shëndetin mendor. Bëhet fjalë për një vajzë 21-vjeçare dhe një djalë 25-vjeçar. Ndaj 42-vjeçarit janë ngritur akuza për lëndime trupore, fyerje, krime të kryera me karakteristika racore si dhe shkelje të ligjit për armëmbajtje, pasi sipas informacioneve abuzimi sistematik i dy personave me aftësi të kufizuara, kishte nisur që në shtator të vitit 2022.
Autoritetet kanë zbuluar më shumë se 550 video që tregonin abuzimin e 42-vjeçarit ndaj dy të rinjve. Këto video janë parë nga 22,000 abonentë duke paguar deri në 150 euro për të parë vuajtjet e të dy personave me aftësi të kufizuar.
Në një video, 42-vjeçari dëgjohet duke i thënë 21-vjeçares “hajde këtu duan të shohin të dashurën time”, ndërsa ai e tërhoqi dhe ajo i thotë “më dhemb”. 42-vjeçari i tha “ata duan ta shohin, nuk mund të mos duash”.
Në një nga videot tjetër shihet momenti kur burri futur 21-vjeçaren dhe 25-vjeçarin në një ndeshje boksi, duke i detyruar të dyja të përleshen gjysmë të zhveshur. Në videon e publikuar nga protothema.gr, e cila përmban pamje shumë të rënda, shihet brutaliteti me të cilin 42-vjeçari u kërkon fëmijëve me aftësi të kufizuara të rrihen.
25-vjeçari e godet me grusht në fytyrë ose në trup 21-vjeçaren ndërkohë që ajo tentonte të mbrohej. Në një moment, vajza shtrëngohet nga dhimbja dhe bërtet teksa i thotë kundërshtarit” të saj “të thashë, jo në mjekër”. YouTuber-i në rolin e arbitrit i bërtet vajzës “hidhe, bravo” dhe pa asnjë ndjenjë njerëzimi qesh teksa e sheh atë duke vuajtur.
Dy fëmijët vazhdojnë përleshjen derisa 21-vjeçari shpërthen në lot dhe i kërkon ndihmë 42-vjeçarit. 25-vjeçari në gjendje të keqe e godet me grusht në qafë dhe e godet me shkelma pas shpine. 42-vjeçari i bërtet dhe i bën vërejtje 25-vjeçarit për forcën me të cilën e ka goditur. Ai i kërkon që t’i japë një puthje 21-vjeçares që po godet.
Megjithatë, makthi i saj nuk ndalet me kaq. Vajza, qartësisht e hutuar, kap një rrip dhe fillon të rrahë 25-vjeçarin ndërsa YouTuberi feston duke bërtitur ‘Ooh oooh ajo po merr pushtet’. Kur 21-vjeçarja nuk është më në gjendje të vazhdojë përleshjen, 42-vjeçari e përqafon dhe i mbyll gojën në mënyrë që të mos i dëgjohen të bërtiturat nga dhimbja.