Bota

Intervista e Putin u pa nga 95 mln njerëz për 12 orë! 3 pyetjet që ‘kapën mat’ liderin e Kremlinit

Presidenti rus Vladimir Putin duket se u kap mat dhe nuk iu përgjigj dot 3 pyetjeve të gazetarit.

D.XH
Intervista e Putin u pa nga 95 mln njerëz për 12 orë! 3 pyetjet
Intervista e Vladimir Putin

RUSI - Biseda mes presidentit rus Vladimir Putin dhe gazetarit amerikan Tucker Carlson është ndjekur në mbarë botën dhe është analizuar nga mediat kryesore botërore, që nga publikimi i saj.

Intervista u shikua nga më shumë se 95 milionë përdorues në 12 orë në llogarinë e Carlson në rrjetin social X, ndërsa postimi kishte pothuajse 50,000 komente dhe më shumë se 220,000 ripostime. Regjistrimi i intervistës në YouTube ka pasur më shumë se katër milionë e gjysmë shikime njëkohësisht. Intervistën e ka publikuar edhe Tucker Carlson në faqen e tij zyrtare.

Biseda në Kremlin, kujtojmë, zgjati 2 orë e 7 minuta. Carlson dhe Putin, siç pritej, më së shumti folën për Ukrainën, dhe gjithashtu prekën shumë tema të tjera, duke përfshirë marrëdhëniet SHBA-Rusi, sabotazhin në Nord Stream, ngritjen e Kinës, BRICS, inteligjencën artificiale.

Sipas zakonit të tij, gazetari amerikan e nisi me një pyetje të mprehtë, megjithatë, ekspertët bien dakord, Putin e drejtoi intervistën në drejtimin që ai dëshironte.

- Pse mendoni se Amerika mund t'i japë një goditje të papritur Rusisë? Si arritët në këtë përfundim - ishte pyetja e parë e Carlson.

- Nuk është fjala që Amerika i jep një goditje të papritur Rusisë. Nuk e kam thënë kurrë këtë. Jemi në një talk shou apo po bëjmë një bisedë serioze? “Pastaj do t'i lejoj vetes vetëm 30 sekonda ose një minutë për të dhënë një sfond të vogël historik. A keni ndonjë gjë kundër saj” - pyeti presidenti rus dhe për gjysmë ore tjetër ai shpjegoi rrethanat historike që në fund çuan në krijimin dhe pavarësinë e Ukrainës.

- Mund të pyes? Ju thoni se pjesë të Ukrainës kanë qenë në fakt tokë ruse për qindra vjet. Pse nuk ndërhytë në Ukrainë, kur u bëtë president 24 vjet më parë? Edhe atëherë kishe armë. Atëherë pse prite kaq gjatë - Karlston u përpoq përsëri të merrte një përgjigje nga Putini.

Putini më pas vazhdoi të flasë sesi Ukraina përvetësoi me kalimin e kohës pjesë të territorit të vendeve përreth dhe theksoi se ai e di se shumë hungarez, të cilët tani jetojnë atje, duan të kthehen në atdheun e tyre historik.

- Po, mendoj se ndodh shpesh, me shumë mundësi shumë vende kanë qenë të pakënaqur me ndryshimin e kufijve në shekullin e 20-të dhe më herët. Por fakti është se ju nuk keni deklaruar diçka të tillë më parë deri në shkurt 2022. Ju thatë se ndjenit një kërcënim fizik ndaj NATO-s, veçanërisht një kërcënim bërthamor, gjë që ju shtyu të reagoni. A e kuptova saktë - Carlson ishte këmbëngulës.

- E kuptoj që dialogët e mi të gjatë ndoshta nuk përfshihen në këtë zhanër intervistash. Prandaj ju pyeta në fillim nëse duam të bëjmë një bisedë serioze apo një talk shou. Ju thatë se kjo ishte një bisedë serioze. Pra, të lutem, mos më ofendoni - edhe një herë Putin e la gazetarin pa përgjigje.

Pak më vonë, Carlson mbeti pa përgjigje ndoshta për pyetjen kryesore të intervistës.

- A do të jeni të kënaqur me territorin që keni tashmë - e ndërpreu ai Putinin, i cili po fliste për përmbushjen e qëllimeve në Ukrainë.

- Do të mbaroj tani - u përgjigj Putin dhe vazhdoi të fliste për denazifikimin.

Megjithatë, nuk pati përsëri përgjigje për pyetjen specifike./Kurir - ZËRI/

Poll

MOS HUMB