
LONDËR- Njoftimi se mbreti Charles III është diagnostikuar me kancer ka përhapur ankth në Britaninë e Madhe. Ky njoftim ngjalli kujtime nga viti 1952, kur gjyshi i mbretit Charles vdiq nga kanceri në mushkëri në moshën 56-vjeçare. Qytetarët nuk dinin gjë për shëndetin e tij dhe pallati e mbajti sëmundjen e tij si sekret, gjë që Charles zgjodhi të mos e bënte. Dita kur mbreti Charles vendosi të "thyejë" protokollin mbretëror dhe të shpallte publikisht diagnozën e tij të kancerit nuk ishte rastësi pasi ai zgjodhi ta bënte këtë në prag të përvjetorit të vdekjes së gjyshit të tij. Sipas informacioneve të Mirror, mbretëresha Camilla është ajo që i kërkoi Charles të "thyejë" traditën mbretërore dhe të njoftojë se ishte diagnostikuar me kancer.
Por kur u pa se duke folur publikisht për prostatën, Mbreti Charles inkurajoi mijëra burra që të testoheshin, mbretëresha Camilla mendohet se ka inkurajuar të shoqin të bëjë të njëjtën gjë kur mësoi për kancerin.
“Jam i sigurt se Camilla do ta inkurajonte Mbretin të thyente traditën mbretërore dhe të fliste hapur për diagnozën e tij. Ai është një person shumë i drejtpërdrejtë. Është një nga karakteristikat e saj,”- tha për Mirror ish-korrespondentja mbretërore e BBC-së, Jenny Bond.
Dalja e parë publike e mbretit pas operacionit
Të dielën e kaluar, më 4 shkurt, Mbreti Charles bëri daljen e tij të parë publike së bashku me Camillan. Çifti zgjodhi të kalonte të dielën në kishën e Shën Mërisë Magdalenës, ku u bë shërbesa e rregullt. Mbreti dukej se ishte në gjendje shumë të mirë shpirtërore dhe ecte me gruan e tij i veshur me pallto dhe duke u mbajtur nw njw shkop.
Kush është "engjëlli mbrojtës" i mbretit Charles?
Zgjedhja e mbretit për të emëruar si kreun e ekipit mjekësor të Pallateve Britanike, Dr. Michael Dixon, një ithtar i vendosur i homeopatisë dhe ekspert në mjekimet bimore shkaktoi reagime. Në një botim të gazetës Sunday Time thuhet se mjeku shkruan receta me epimedium ose “barërat e dhisë” për mosfunksionimin erektil dhe argafoetusin për ata që vuajnë nga dhimbjet e shpatullave.
"Kthetra e djallit" është një bimë shumëvjeçare, e cila është endemike e kontinentit afrikan dhe për shumë është një barishte mjaft e rëndësishme mjekësore. Në Evropë u përdor vetëm në shekullin e 20-të kryesisht për disa sëmundje degjenerative të sistemit muskuloskeletor, por edhe si diuretik ose qetësues. “Barërat e dhisë” nga ana tjetër është një bimë me lule, e cila konsiderohet si afrodiziak.
Në vitin 2023, mjekët dhe shkencëtarët që folën për Guardian e përshkruan emërimin e Dixon në Pallat si "shqetësues dhe të papërshtatshëm", me kritika aq të forta sa Pallati u detyrua të mbante një qëndrim për këtë çështje dhe të justifikonte vendimin e mbretit.
“Dr. Dixon nuk beson se homeopatia mund të shërojë kancerin. Por qëndrimi i tij është se trajtimet alternative mund të përdoren me kusht që ato të jenë të sigurta, të përshtatshme dhe të bazuara në prova”.
Mbreti Charles IIi është mbështetës i mjekësisë alternative, kjo është arsyeja pse ai zgjodhi këtë mjek të veçantë. Në fakt, ai argumentoi publikisht se marrja e përditshme me litra lëng frutash mund të jetë një trajtim alternativ dhe efektiv kundër kancerit. Dr. Michael Dixon studioi Filozofi dhe Psikologji në Oksford dhe më pas Mjekësi në Guy's Hospital, Londër. Nga viti 1984, ai punoi si mjek familjar në Devon, duke marrë pjesë gjithashtu në grupe kërkimore dhe komitete mjekësore. Ai është i martuar me tre fëmijë dhe kur nuk merret me barishte dhe terapi të tjera alternative, kënaqet me argëtimet e tij të preferuara të peshkimit dhe kopshtarisë.
Paraardhësi i Dixon në Buckingham ishte profesori gastroenterolog Sir Hugh Thomas i Spitalit St Mary, Londër, i cili ishte mjek personal i Mbretëreshës Elizabeth, burrit të saj Philip dhe vetë Charles.
Princi William zë vendin e mbretit Charles
The Prince of Wales has returned to royal duties after his wife's abdominal operation and following the announcement of the King's cancer diagnosis.https://t.co/Ig4ZQJ3Vi4 pic.twitter.com/KUXAYfZZfp
— Sky News (@SkyNews) February 7, 2024
Javën e kaluar, trashëgimtari i fronit britanik u shfaq në një darkë gala në mbështetje të Ndihmës së Shpejtë në Londër. Sipas Daily Mail, djali i madh i monarkut britanik u tha të pranishmëve se ai "e vlerëson vërtet mirësinë e të gjithëve". Ishte një ditë e ngarkuar për Princin, pasi ai dha më shumë se 50 nderime në emër të Mbretit në mëngjes.
Profecia e Nostradamusit që u realizua
Pas lajmit se Princi Charles u diagnostikua me kancer, teoricienët e konspiracionit filluan të “kërkojnë”. Siç raportohet nga Marca, Michel de Notre-Dame, i njohur më mirë si Nostradamus, botoi librin e tij "Les Proféties (Prophecies)" në tre pjesë, në 1555, 1557 dhe 1568. Është një përmbledhje e 942 katraineve poetike që supozohet të parashikojnë ngjarjet e ardhshme. Një prej tyre duket se ka të bëjë me Shtëpinë e Windsor. Autori Mario Reading zbuloi se Nostradamus kishte parashikuar me saktësi vitin dhe moshën që Mbretëresha Elizabeth do të vdiste dhe se mbreti Charles do të abdikonte menjëherë nga froni.
Së fundmi mbreti u takua me dy fëmijët e tij, Harry dhe William, duke u kërkuar atyre që të respektojnë gjendjen e tij pasi u diagnostikua me kancer. Megjithatë, edhe pse Harry nxitoi të ishte në krah të babait të tij, kjo nuk ndryshoi qëndrimin e vëllait dhe trashëgimtarit të fronit që nuk donte ta shihte pavarësisht vështirësive me të cilat përballet familja e tyre.
Mediat britanike kanë zbuluar edhe fjalët që ai u ka thënë dy djemve të tij.
"Ju lutem mos mi bëni të mjerueshme vitet e fundit.”/ZËRI