Bota

Inflacioni detyron shefen e Bankës Qendrore të Turqisë të jetojë me prindërit

Pas emërimit të tij në qershor, Erkani, e martuar me një fëmijë, u zhvendos nga SHBA-ja ku jetonte dhe punonte në sektorin e financave prej më shumë se 20 vitesh.

k.m.
Inflacioni detyron shefen e Bankës Qendrore të Turqisë të
Hafize Gaye Erkan

STAMBOLL- Shefja e re e Bankës Qendrore të Turqisë, Hafize Gaye Erkan ka zbuluar se për shkak të inflacionit, prandaj ka vendosur të jetojë me prindërit. Por kjo lëvizje, duket se nuk është pritur mirë nga ana e saj. 

“Si mund të jetë Stambolli më i shtrenjtë se Manhatani? Nuk kemi gjetur shtëpi në Stamboll. Janë tmerrësisht të shtrenjta. Jetoj tani me prindërit e mi,"- tha Erkan për të përditshmen pro-qeveritare 'Hürriyet' në një intervistë ku ajo adresoi pyetje në lidhje me sfidat ekonomike të vendit.

Pas emërimit të tij në qershor, Erkani, e martuar me një fëmijë, u zhvendos nga SHBA-ja ku jetonte dhe punonte në sektorin e financave prej më shumë se 20 vitesh.

“Çështja më e rëndësishme me të cilën përballemi është mungesa e banesave sociale. Për shkak të mungesës së banesave sociale, ka rritje të qirave.

Vitet e fundit, çmimet e banesave panë një rritje të paprecedentë në Turqi, me çmimet e qirave që u trefishuan në dy vjet. Indeksi i çmimeve të banesave të FMN-së tregon se Turqia është dukshëm përpara vendeve të tjera. Rritja e çmimeve të banesave dhe qirave i atribuohet rritjes së kostove të ndërtimit për shkak të inflacionit të lartë, rënies së fuqisë blerëse, politikës së normave të ulëta të interesit të zbatuara nga qeveria pas vitit 2019 dhe shitjeve të pasurive të paluajtshme për të huajt./ZËRI

Poll

MOS HUMB