Bota

Biznesmeni britanik rrëmbehet në Ekuador

Sipas mediave lokale, 'viktima' është konsulli i nderit britanik i Guayaquil, Colin Armstrong.

k.m.
Biznesmeni britanik rrëmbehet në Ekuador
Pamje nga vendi i ngjarjes

EKUADOR- Biznesmeni i njohur britanik dhe diplomati informal në qytetin ekuadorian të Guayaquil u rrëmbye në provincën e 'Los Rios 4', në veri të qytetit industrial. Ai u rrëmbye nga banesa e tij, e deri më tani nuk dihet asnjë detaj lidhur me të, as nëse është ende gjallë. Sipas mediave lokale, personi i marrë peng është konsulli i nderit britanik i Guayaquil, Colin Armstrong, i cili figuron edhe si themelues dhe pronar i kompanisë bujqësore "Agripac".

Deri më tani, kompania nuk iu përgjigj një kërkese për koment. Ndërsa Ministria e Jashtme Britanike tha në një deklaratë se ishte në kontakt me autoritetet pasi një britanik ishte zhdukur, por nuk konfirmoi identitetin e tij ose vendndodhjen e krimit të mundshëm.

Skema e rrëmbimit për të marrë shpërblim është bërë gjithnjë e më e zakonshme në Ekuador mes kriminalitetit në rritje që i atribuohet kryesisht bandave të trafikut të drogës./ZËRI

Poll

MOS HUMB