
EGJIPT- Zahi Hawass ka ndarë planet e tij për të zbuluar identitetin e dy mumjeve misterioze. Një është pa kokë dhe mund të jetë mbretëresha Nefertiti. Hawass, ish-ministri i shtetit për çështjet e antikiteteve, foli për "The Sun" për zbulimin e bërë.
"Ka dy gjëra që më shtyjnë të mendoj për mbretëreshën Nefertiti. Ne kemi mumie të mbretëreshave që nuk kanë emra dhe po punojmë tani për të identifikuar një nga këto mumie që nuk ka emra, ku mund të 'fshihet' Mbretëresha Nefertiti. Njëra mund të jetë mumja e Nefertitit dhe tjetra mund të jetë mumja e vajzës së saj Ankhesenamun, mbretëresha e Tutankhamenit,"-tha ai.

Mbretëresha Nefertiti ishte gruaja e faraonit Amenhotep IV dhe jetoi gjatë shekullit të 14 para Krishtit. Ajo është e njohur pasi ka qenë njerka e faraonit Tutankhamun. Nefertiti shpesh konsiderohet si një nga mbretëreshat më të famshme të Egjiptit.
Arkeologët në mbarë botën janë të interesuar për të gjetur varrin dhe mbetjet e saj. Nëse Hawass konfirmon se e ka gjetur mumien e saj, do të ishte një nga zbulimet më të mëdha të Egjiptit të Lashtë të të gjitha kohërave./ZËRI