Bota

Sulmi në Paris! Autori: Reagim ndaj persekutimit të myslimanëve

Ekstremisti islamik ishte zotuar për besnikëri ndaj grupit të Shtetit Islamik, sipas një video që ai postoi në internet përpara se të ndërmerrte veprime.

f.t
Sulmi në Paris! Autori: Reagim ndaj persekutimit të myslimanëve
Armand Rajabour-Miyadoab

FRANCË- Autori i sulmit me thikë që vrau një turist gjerman pranë Kullës Eifel të shtunën ka pranuar krimin, duke treguar se veproi i vetëm. Gjatë ndalimit të tij, 26-vjeçari franko-iranian e justifikoi aktin e tij si një “reagim ndaj persekutimit të myslimanëve në mbarë botën”, ndërsa gjatë rrëfimit ishte shumë i ftohtë.

Autori, Armand Rajabour-Miyadoab, ishte tashmë i njohur për autoritetet franceze dhe vuante nga problem të shëndetit mendor. Ai u arrestua menjëherë pas sulmit.

Ekstremisti islamik ishte zotuar për besnikëri ndaj grupit të Shtetit Islamik, sipas një video që ai postoi në internet përpara se të ndërmerrte veprime.

Sulmi ndodhi në Quai de Grenelle, pranë Kullës Eiffel, pak para orës 21:00 me orën lokale, të shtunën. Si pasojë, një burrë ka vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur. 

Poll

MOS HUMB