Bota

Akuzohet për spiunazh, arrestohet ish-ambasadori amerikan

Rocha është akuzuar se ka punuar për interesat e qeverisë kubaneze.

f.t
Akuzohet për spiunazh, arrestohet ish-ambasadori amerikan
Manuel Rocha

SHBA-Manuel Rocha, ish-ambasadori amerikan në Bolivi, është arrestuar nga Byroja Federale e Hetimit (FBI) me akuzat për spiunazh për Kubën. Sipas Forbes, ai u arrestua si pjesë e hetimit të kundërzbulimit të FBI-së të premten. 

Manuel Rocha, 73 vjeç, u arrestua në Miami të premten, ndërsa më shumë detaje priten të bëhen publike rreth çështjes. Sipas Departamentit të Drejtësisë, Rocha është akuzuar se ka punuar për interesat e qeverisë kubaneze. 

Rocha u emërua si ambasador i SHBA-së në Bolivi në vitin 2000. Ai kishte nxitur një polemikë të madhe gjatë zgjedhjeve të Bolivisë 2002, pasi sugjeroi se ndihma e SHBA-së që vendi mund të ndalojë nëse Evo Morales zgjidhet në detyrë.

Për 25 vite, ai ka shërbyer nën administratën demokratike dhe republikane, pjesa më e madhe në Amerikën Latine gjatë Luftës së Ftohtë. I lindur në Kolumbi, Rocha u rrit në një familjes të klasës punëtore në qytetin e Nju Jorkut, përpara se të bashkohej me shërbimin e jashtëm në 1981./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB