Bota

Hovenier mbyll mandatin në Prishtinë, diplomati amerikan: Po largohem si mik!

Jeff Hovenier ka shërbyer si ambasadori i SHBA-së në Kosovë në tre vjetët e fundit.

Redaksia Zëri
Hovenier mbyll mandatin në Prishtinë, diplomati amerikan: Po largohem
Jeff Hovenier

PRISHTINË- Ambasadori në largim i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeff Hovenier, tha se Uashingtoni dëshiron që ta shohë Kosovën të ketë sukses dhe të avancojë, duke shtuar se mbetet i përkushtuar në partneritetin me Prishtinën. Ai këtë deklaratë e bëri pas takimit lamtumirës që zhvilloi me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, me të cilën, vendosën kurora lulesh pranë shtatores së ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

“Dua të falënderoj popullin e Kosovës. Ka qenë puna ime e ëndrrave që të shërbej si ambasador amerikan në këto tre vjet dhe të kem mundësinë që të punoj me popullin e Kosovës dhe të ndihmoj shtetin që të përparojë. SHBA-ja është e përkushtuar ndaj partneritetit tonë. Ne duam ta shohim Kosovën që të ketë sukses, të avancojë,”- tha Hovenier.

Hovenier ka shërbyer si ambasadori i SHBA-së në Kosovë në tre vjetët e fundit. Presidentja Osmani e falënderoi Hovenierin për bashkëpunimin në këto tre vjet dhe punën, siç tha ajo, “në mbrojtjen e themeleve të kësaj aleance ekzistenciale për popullin tonë”. Ajo përmendi se Hovenieri është angazhuar për çështjen e Kosovës që një çerek shekulli, pasi tha se ai ishte pjesë e ekipit të presidentit Marti Ahtisaari, i cili hartoi planin që çoi në pavarësinë e Kosovës.

Hovenier tha se nëse krahasohet Kosova nga vitet ’90 me sot, “s’ka dyshim” që shteti ka shënuar progres.

“Po largohem si një mik më i madh i Kosovës sesa kur arrita”, përfundoi ai./REL

Poll

MOS HUMB