Bota

Habit politikani serb: Krenar për Vjosa Osmanin, turp për Brnabiç

Politikani serb ka shprehur zemërim me presidenten e vendit të tij

E.K
Habit politikani serb: Krenar për Vjosa Osmanin, turp për
Boban Bogdanoviç

SERBI- Sekretari i Përgjithshëm i Institutit për Strategjinë Euro-Atlantike dhe njëherësh politikan në Serbi, Boban Bogdanoviç ka habitur me reagimin e tij, pas paraqitjes së kryeministres së Serbisë Ana Bërnabiç në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Më anë të një postimi në “X”, politikani serb ka thënë se fjalimi i kryeministres serbe reflekton një “fjalim të turpshëm dhe autokratik”, ndëra ka lavdëruar fjalimin e Osmanit si një fjalim demokratik, si një qytetare e vërtetë e Evropës.

“Si serb dhe qytetar i Republikës së Serbisë, më vjen turp nga fjalimi i djathtë dhe autokratik i Ana Bërnabiç në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Si qytetar i Evropës, jam krenar për fjalimin demokratik të Presidentes Vjosa Osmani”, ka shkruar Bogdanoviç në platformën “X”.

Poll

MOS HUMB