Bota

Lirimi i dy pengjeve të Hamasit, vajza: Mamaja po tregon çfarë ka ndodhur me të tjerët

Sharone teksa përshkruan momentet kur u takua me nënën e saj nuk harron të përmendë edhe pengjet e tjera.

Redaksia Zëri
Lirimi i dy pengjeve të Hamasit, vajza: Mamaja po tregon çfarë
Yocheved Lifshitz

IZRAEL- Nurit Cooper dhe Yocheved Lifshitz u liruan mbreme nga Hamasi dhe familjarët e tyre kanë folur për here të parë, pas rikthimit të tyre në shtepi. Vajza e Yocheved Lifschitz, një prej pengjeve të liruar mbrëmë, ka vizituar nënën e saj në spital në Izrael. Në një intervistë për BBC ajo njoftoi se nëna e saj është mirë.

"Infermierët thjesht po bëjnë një bisedë, ata thonë se ajo është shumë e mprehtë dhe është shumë e prirur të ndajë informacionin, t'ua kalojë informacionin familjeve të pengjeve të tjera me të cilët ishte. Jam pak pa fjalë. Të shoh mamanë time përsëri është një gjë e pabesueshme. Unë jam shumë krenare për të”, rrëfen Sharone.

Sharone teksa përshkruan momentet kur u takua me nënën e saj nuk harron të përmendë edhe pengjet e tjera.

“Ka ende mbi 200 njerëz atje dhe ne nuk duhet të kapemi vetëm në lumturinë tonë personale, por të punojmë për lirimin e të gjithëve”, u shpreh Sharone.

Bashkë me Nurit Cooper dhe Yocheved Lifshitz, tashmë janë liruar katër pengje nga Hamasi. Kujtojmë se dy amerikano-izraelitë, nëna dhe vajza Judith dhe Natalie Raanan, u liruan të premten. 

Poll

MOS HUMB