Bota

Moti i keq godet Italinë, përmbytje në disa qytete

Dëshmitarët thanë se përroi ishte pothuajse i thatë rreth orës 20:00 dhe brenda pak orësh uji arriti në disa metra lartësi

Redaksia Zëri
Moti i keq godet Italinë, përmbytje në disa qytete
Moti i keq ne Itali

ITALI- Moti i keq, me erë të fortë dhe rrebeshe shiu, ka goditur disa rajone të Italisë. Zona më e prekur është e ajo Ligurias, Levantes dhe Genovas, ku rreshjet e dendura të shiut bënë që uji të arrijë deri te dyert e makinave.

Në videon e siguruar nga Liguria.it, shihet se si përroi Recco që përshkon qytetin të vërshojë, duke shkaktuar përmbytje në disa rrugë dhe sheshe.

Kryebashkiaku Anelli u bëri thirrje qytetarëve që të mos dalin nga banesat e tyre.

Presidenti i Qarkut, Giovanni Toti, qetësoi popullatën, duke i ftuar të mos ulin vigjilencën. “Kemi kapërcyer këtë fazë të parë të motit të keq, është e nevojshme të jemi vigjilentë në frontin e motit në disa zona. Falënderimi i parë shkon për Mbrojtjen Civile, tek Brigada e Zjarrfikësve që punuan gjatë natës për të monitoruar situatën, gati për të ndërhyrë nëse do të jetë e nevojshme, sidomos në zonën e Tigullios”.

Dëshmitarët thanë se përroi ishte pothuajse i thatë rreth orës 20:00 dhe brenda pak orësh uji arriti në disa metra lartësi. Trafiku është rënduar në autostradën Rapallo dhe Recco për shkak të përmbytjeve. Menjëherë u krijuan radhë të gjata dhe disa automjete shërbimi u nisën në aksion.

Poll

MOS HUMB