Bota

Habit ish-presidenti rus: E veja e Navalny është e lumtur që ai vdiq

f.t
Habit ish-presidenti rus: E veja e Navalny është e lumtur që ai
Dmitry Medvedev dhe Yulia Navalnaya

RUSI- Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev ka habitur me deklaratën e tij për gruan e Alexei Navalny, duke u shprehur se ajo është e lumtur për vdekjen e burrit të saj.

"Shikoni fytyrën e qeshur dhe të lumtur të vejushës së Navalny. Është ndjesia se ajo e priste këtë ngjarje gjatë gjithë këtyre viteve për të nisur në mënyrë madhështore jetën e saj politike. Dhe ajo e tha atë. E gjithë kjo është shumë e trishtueshme”,-tha Medvedev.

Zëdhënësja e ekipit të Navalny, Kira Yarmysh, postoi videon e kësaj deklarate në X, duke e shoqëruar me një përgjigje për Medvedev.

"Ne do të regjistrojmë çdo fjalë, nuk do të harrojmë asnjë prej tyre dhe pastaj do ta bëjmë atë të përgjigjet për secilën", shkroi ajo.

Kujtojmë se Yulia Navalnaya, e veja e Alexei Navalny, akuzoi presidentin rus, Vladimir Putin, për vrasjen e burrit të saj./ZËRI

Poll

MOS HUMB