
SERBI- Kosova është vënë në kërkim të tij si protagonist i sulmit të 24 shtatorit në Banjskë por udhëheqësi i grupit të armatosur serb, Milan Radoiçiç është filmuar duke festuar 46 vjetorin e ditëlindjes në Kopaonik të Serbisë.
Pamjet janë publikuar nga politikani serb Nemanja Sharoviç në rrjetin social "X", ku shihet momenti kur disa persona nxjerrin një pankartë ku shkruhej “Gëzuar ditëlindjen komandant” e më pas fillon festa me fishekzjarre.
Милан Радоичић је јуче на Копаонику, уз ватромет и транспарент "СРЕЋАН РОЂЕНДАН КОМАНДАНТЕ!!!" прославио 46. рођендан.
— Немања Шаровић (@NemanjaSarovic) February 22, 2024
Шта ли му је @avucic поклонио? pic.tëitter.com/iZUEqfëX4i
Milan Radoiçiç është shpallur në kërkim nga autoritetet e Kosovës, pasi akuzohet se ka organizuar sulmin e armatosur në Banjskë më 24 shtator të vitit të kaluar, ku mbetën të vrarë një polic i autoriteteve të Kosovës dhe tre serbë. Ai akuzohet për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm dhe armëmbajtje pa leje, akuzë për të cilën u ndalua në Beograd dhe u lirua pas një seance në Gjykatën e Lartë në Beograd./ Zëri.ai