Bota

Gjermania thirrje Putinit: Tërhiq trupat ruse nga Ukraina

k.m.
Gjermania thirrje Putinit: Tërhiq trupat ruse nga Ukraina
Olaf Scholz dhe Vladimir Putin

GJERMANI- Kancelari gjerman Olaf Scholz i bëri thirrje të shtunën presidentit rus Vladimir Putin që të ndërmarrë hapin e parë drejt një zgjidhjeje paqësore të konfliktit në Ukrainë.

"Ai duhet të tërheqë trupat,"- tha Scholz gjatë një vizite në Nuthetal në shtetin e Brandenburgut.

Putin nuk duhet të ketë sukses në qëllimin e tij për të përdorur forcën për të aneksuar pjesë të një vendi fqinj, tha Scholz. Kancelari siguroi edhe një herë Ukrainën për ndihmën e Gjermanisë në mbrojtjen e saj kundër pushtimit rus për aq kohë sa të jetë e nevojshme.

Poll

MOS HUMB