Bota

Gërvalla për draftin e Asociacionit: Jo shumë i mirë!

Ministrja e Jashtme u pyet edhe për komentet që Qeveria e Kosovës i ka dërguar BE-së lidhur me draftin, por tha se nuk mund të flas pasi që e shkel marrëveshjen që kanë bërë bashkë me aleatët.

f.t

Gërvalla për draftin e Asociacionit: Jo shumë i mirë!

KOSOVË- Ministrja e jashtme e Kosovës Donika Gërvalla, ka deklaruar se drafti i Asociacionit i pranuar nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës më 21 tetor, nuk është i mirë dhe ka shumë sfida. Megjithatë gjatë një deklarate për mediat, i siguron qytetarët që institucionet e Kosovës nuk do pranojnë asnjë draft i cili do ta dëmtojë shtetin.

“Drafti nuk ofron asnjë lloj autonomie për veriun e Kosovës dhe nuk ka vend për pyetje sepse përgjigja nuk varet nga ne, po të ishte për ne menjëherë do ta kishim publikuar, është kërkesë e atyre që facilitojnë procesin e negociatave të cilët na kanë lutur. Prandaj drafti është jo shumë i mirë, drafti ka mjaftë sfida, respekton shumë shqetësime tona në të kaluarën dhe mendoj që është një bazë e mirë për të punuar më të”. Unë i'u lus që të keni pak durim lidhur më çështjen e draftit unë ju siguroj që nuk ka asnjë tentativë, as një përpjekje, asnjë vullnet, as dëshirë të kësaj Qeverie, dhe në përgjithësi të institucioneve as të presidentes e as kryeministri për të pranuar draft të cilat janë në dëme të Kosovës”, tha Gërvalla.

Ministrja e Jashtme u pyet edhe për komentet që Qeveria e Kosovës i ka dërguar BE-së lidhur me draftin, por tha se nuk mund të flas pasi që e shkel marrëveshjen që kanë bërë bashkë me aleatët. Gërvalla, mes tjerash, tha se nuk komenton draft-statutet e dala ilegalisht dhe se për të njëjtat duhet të pyeten personat që i publikojnë ato. 

Më 21 tetor, emisarët euro-amerikanët paraqitën një plan të ri për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe të Ohrit, ku mes tjerash prezantuan një draft për zbatimin e nenit 7 të marrëveshjes, që flet për vetëmenaxhimin e serbëve në Kosovë, rrjedhimisht themelimin e Asociacionit, të cilin kryeministri Kurti tha se është i gatshëm të nënshkruajë, krahas marrëveshjes bazë dhe aneksit, por që u tha se presidenti serb Aleksandër Vuçiç e refuzoi./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB