Bota

Bosnjë-Hercegovina hetime bashkë me autoritetet kosovare për sulmin në veri të Kosovës

Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se Bosnjë-Hercegovina do ndihmojë në përcaktimin e origjinës së armëve të sekuestruara.

f.t
Bosnjë-Hercegovina hetime bashkë me autoritetet kosovare për
foto ilustruese

KOSOVË- Prokuroria e Bosnjë-Hercegovinës po bashkëpunon ngushtë me institucionet e Kosovës për të zbardhur hetimet e sulmit në Banjskë, në 24 shtator. Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se Bosnjë-Hercegovina do ndihmojë në përcaktimin e origjinës së armëve të sekuestruara.

“Prokuroria e Bosnjës ka pranuar kërkesën për ndihmë reciproke nga autoritetet e Kosovës. Zyra e Prokurorit të Bosnjës dhe Departamenti Federal i Policisë në Federatën e Bosnjë-Hercegovinës do të kryejnë aktivitetet e nevojshme për të përcaktuar të gjitha detajet në dispozicion rreth origjinës së armëve të sekuestruara”, është bërë e ditur nga Prokuroria e Bosnjës.

Sipas versionit të Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd për armët që u përdorën në sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit që u bë ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator, Millan Radoiçiç ka blerë armë, municione dhe mjete shpërthyese me fuqi të madhe shkatërruese nga Tuzla, Federata e Bosnjës dhe Hercegovinës.

Pas sulmit të 24 shtatorit, ku mbeti i vrarë efektivi i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, autoritetet sekuestruan një sasi të madhe armatimi, municione dhe mjete ushtarake gjatë hetimeve në atë zonë. Autoritet kosovare po ashtu siguruan dëshmi se organizator i sulmit terroristë ka qenë nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiç. Radoiçiç edhe publikisht ka pranuar se ka organizuar sulmin në veri. Institucionet në Kosovë kanë kërkuar nga Serbia që të bëjnë ekstradimin e tij, ndërsa Prokuroria ka bastisur pronat e tij në Kosovë, ku edhe ka konfiskuar vetura e pasuri tjera materiale./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB