
DUBLIN- Disa protestues u përleshën me policinë, dogjën vetura dhe plaçkitën dyqanet në Dublin, pasi pesë persona u plagosën nga një sulm me thikë në afërsi të një shkolle.
Policia ruajti rrugët e kryeqytetit irlandez ndërsa turmat brohorisnin dhe ndiznin fishekzjarre. Në pamjet e siguruara nga BBC pranë urës O’Connell, mbi lumin Liffey, zjarri doli nga një makinë dhe një autobus i djegur, ndërsa turmat hynë në dyqane dhe plaçkitën një nga rrugët kryesore tregtare të qytetit.
Policia konfirmoi se mes 5 personave të plagosur nga sulmi me thikë ishin dhe 3 fëmijë. Një vajzë 5 vjeç, e cila është në gjendje kritije, një djalë 5 vjeç dhe një vajzë 6 vjeç. Gjithashtu mësohet se një grua rreth të 30-tave ndodhen në gjendje të rëndë./Zëri.ai