Bota

Tmerr në Korenë e Jugut/ 23-vjeçarja godet 100 herë me thikë një grua "për kuriozitet"

E reja ishte e vetmuar e papunë që jetonte me gjyshin e saj, e prej kohësh kishte kërkuar viktima duke përdorur një aplikacion mësimor online për të gjetur një objektiv. Ajo kontaktoi më shumë se 50 njerëz por favorizoi gratë, duke i pyetur nëse i zhvillonin mësimet në shtëpi.

k.m.
Tmerr në Korenë e Jugut/ 23-vjeçarja godet 100 herë me
Jung Yoo-jung

SEUL- Një gjykatë në Korenë e Jugut ka dënuar me burgim të përjetshëm një vajzë, e cila i tha Policisë se vrau një të panjohur "për kuriozitet". Jung Yoo-jung, 23 vjeç, ishte e fiksuar pas ngjarjeve kriminale dhe romaneve. E fiksuar me idenë e "provimit të një vrasjeje", ajo përdori një aplikacion për të takuar një mësuese të gjuhës angleze, duke e goditur me thikë për vdekje në shtëpinë e saj në maj.

Vrasja brutale tronditi Korenë e Jugut.

Prokurorët kishin kërkuar dënimin me vdekje - një kërkesë e rezervuar zakonisht për vepra më të rënda. Por dënimi u kufizua në burg përjetë. 

E reja ishte e vetmuar e papunë që jetonte me gjyshin e saj, e prej kohësh kishte kërkuar viktima duke përdorur një aplikacion mësimor online për të gjetur një objektiv. Ajo kontaktoi më shumë se 50 njerëz por favorizoi gratë, duke i pyetur nëse i zhvillonin mësimet në shtëpi. Në maj, duke u paraqitur si nëna e një gjimnazisteje që kishte nevojë për mësime në anglisht, ajo kontaktoi me viktimën 26-vjeçare, e cila jetonte në qytetin juglindor të Busanit. Identiteti i saj nuk është bërë i ditur nga policia.

Jung më pas u shfaq në shtëpinë e mësueses e veshur me një uniformë shkolle që e kishte blerë në internet. Pasi mësuesja e lejoi të hynte, ajo e sulmoi duke e goditur me thikë më shumë se 100 herë - duke vazhduar sulmin edhe pasi viktima kishte vdekur. Më pas, ajo copëtoi trupin e gruas me taksi dhe e hodhi pranë një parku, ngjitur me një lumë, në veri të Busan.

Ajo u arrestua pasi shoferi i taksisë njoftoi Policinë për një klient që kishte hedhur një valixhe të lagur me gjak në pyll.

Policia tha se historia e shfletimit të Jung në internet tregoi se ajo kishte hulumtuar për muaj se si të vriste dhe si të shpëtonte nga një trup.

"Ajo ishte gjithashtu e pakujdesshme dhe nuk bëri asnjë përpjekje për të shmangur kamerat CCTV, të cilat e kapën atë duke hyrë dhe dalë disa herë në shtëpinë e tutorit."

Jung, e cila pranoi krimin në qershor, u lut për një dënim më të butë, duke thënë se ajo kishte vuajtur halucinacione dhe çrregullime të tjera mendore në atë kohë. Ata vunë në dukje se deklaratat e saj në polici kishin ndryshuar shpesh. Fillimisht Jung tha se ajo kishte lëvizur trupin vetëm pasi dikush tjetër e vrau gruan, më pas pretendoi se vrasja kishte ndodhur si rezultat i një debati.

Në fund, ajo rrëfeu se interesi i saj për të kryer një vrasje ishte ndezur nga shfaqjet e krimit dhe programet televizive./Zëri.ai

Ndërsa Koreja e Jugut ruan dënimin me vdekje, ajo nuk ka kryer asnjë ekzekutim që nga viti 1997.

Poll

MOS HUMB