
SUEDI- Një person në Goteborg ka telefonuar Policinë dhe ka denoncuar një vjedhje në banesën e tij. Por nuk e dinte që “vjedhja” në fakt ishte kryer nga patrullat e policisë. Sipas mediave të huaja, policia kontrolloi një apartament në Goteborg ku gjetën disa bimë kanabis, të cilat u konfiskuan. Madje publikuan edhe një foto në rrjetet sociale, e cila tregonte serën e bërë vetë me bimë dhe llamba ngrohjeje.
Megjithatë, pronari i banesës nuk ndodhej në shtëpi. Në orët e vona të mbrëmjes, Policia ka marrë një telefonatë nga një person që ka dashur të denoncojë një vjedhje. Ky ishte "xhekpot" për Policinë sepse personi që kërkonin në banesë u kishte shkuar në dorë.
Pas telefonatës së tij, Policia i shkoi në banesë, por jo për t'i marrë denoncimin, por për t'i vënë prangat./ZËRI