Video

VIDEO/ Situatë apokaliptike nga zjarret në Kili, 46 viktima

Fotot që janë bërë virale në rrjetet sociale, të marra nga drejtuesit e makinave të bllokuara në vendngjarje, tregojnë malet e djegura pranë autostradës së famshme "Autostrada 68", një autostradë që mijëra turistë udhëtojnë për të arritur në plazhet e Paqësorit.

E.K
VIDEO/ Situatë apokaliptike nga zjarret në Kili, 46 viktima
Pamje nga zjarri

KILI- Të paktën 46 persona kanë humbur jetën për shkak të zjarreve të pyjeve që vazhdojnë të mbajnë të “pushtuar” Kilin qendror dhe jugor, njoftoi të shtunën presidenti i vendit Gabriel Boriç , duke shtuar se numri i të vdekurve me siguri do të rritet me kalimin e orëve.

"Dyzet njerëz vdiqën për shkak të zjarreve, gjashtë të tjerë humbën jeten në spital për shkak të djegieve. Ne e dimë se këto numra do të rriten," tha ai.

Ndërkohë, flakët kanë djegur rreth 430,000 hektarë në Kili, kryesisht në zonën turistike të Valparaiso, në bregdetin e Paqësorit të rrënuar nga temperatura shumë të larta. Gjithsej 92 zjarre ishin aktive deri mbrëmjen e djeshme, nga të cilat 40 ishin vënë nën kontroll, kryesisht në rajonin Valparaiso të Kilit perëndimor, por edhe në pjesët qendrore dhe jugore të vendit, njoftoi ministrja e Brendshme Carolina Toja. Gati 430,000 hektarë u shndërruan në hi, shtoi ajo.

Fotot që janë bërë virale në rrjetet sociale, të marra nga drejtuesit e makinave të bllokuara në vendngjarje, tregojnë malet e djegura pranë autostradës së famshme "Autostrada 68", një autostradë që mijëra turistë udhëtojnë për të arritur në plazhet e Paqësorit.

VIDEO/ Situatë apokaliptike nga zjarret në Kili, 46 viktima
Pamje nga zjarret
VIDEO/ Situatë apokaliptike nga zjarret në Kili, 46 viktima
Pamje nga zjarret
VIDEO/ Situatë apokaliptike nga zjarret në Kili, 46 viktima
Pamje nga zjarret

Të paktën 19 njerëz vdiqën në një sektor të vetëm të Viña del Mar, tha Toja më herët, duke sqaruar se ishte një numër "shumë i përkohshëm" pasi shërbimet e shpëtimit nuk mund të hynin ende në sektorë të tjerë të prekur gjithashtu nga zjarri./ZËRI

Poll

MOS HUMB