Bota

Ferri mbi tokë! Brenda burgjeve në Honduras dhe El Salvator, ndryshimet dhe 'taktika'

Marcel Osorto, një gazetar investigativ nga Hondurasi, i tregoi "The Sun" për tmerret që pa pasi hyri në burgje. Osorto i ka kushtuar vite punës teksa shkon pas bandave të krimit të organizuar në vendin e tij dhe në vendin fqinjë.

k.m.
Ferri mbi tokë! Brenda burgjeve në Honduras dhe El Salvator,
Foto ilustruese

EL SALVADOR- Nga trupat pa kokë e deri te zotërit e bandave të etur për gjak, një njeri që ka kaluar nëpër burgjet famëkeqe të Hondurasit dhe El Salvadorit, tregon se ato janë ferri në tokë. Marcel Osorto, një gazetar investigativ nga Hondurasi, i tregoi "The Sun" për tmerret që pa pasi hyri në burgje. Osorto i ka kushtuar vite punës teksa shkon pas bandave të krimit të organizuar në vendin e tij dhe në vendin fqinjë.

Të dy vendet kanë ndërmarrë së fundmi politika agresive për të mbyllur çdo anëtar të dyshuar të bandave kriminale brenda burgjeve. Në Honduras, rezultati ka qenë burgje ferri.

“Së pari duhet të dini se burgjet qeverisen nga dy struktura kriminale - Banda e Rrugës së 18-të (Barrio 18) dhe Mara Salvatrucha (MS-13)”, shpjegoi Orsoto.

Këto grupe gangsterësh përbëjnë pjesën më të madhe të popullsisë së burgosur dhe kanë kaluar dekada në luftë si në rrugë ashtu edhe pas hekurave.

Ferri mbi tokë! Brenda burgjeve në Honduras dhe El Salvator,
Marcel Osorto

Drejtori i burgut më të madh të El Salvadorit, Esperanza, i tregoi se si anëtarët e bandës kishin masakruar rojet e tyre, madje njërit i hoqën kokën dhe nisën të luanin futboll me të. Madje nga brenda qelive, ende kanë fuqinë që të gjunjëzojnë një pjesë të madhe të Hondurasit.

“Shumica e urdhrave për vrasje vijnë nga burgjet. Ata urdhërojnë zhvatjen, vrasjen dhe pushtimin e lagjeve të tëra për shkak të aksesit në komunikim që kanë”.

E gjithë kjo shpesh bëhet në bashkëpunim me autoritetet, qofshin ato policë, prokurorë apo zyrtarë publikë.

Ferri mbi tokë! Brenda burgjeve në Honduras dhe El Salvator,

"Ata kontrollojnë gjithçka nga brenda. Ka tregje të plota që shesin ushqime, pije alkoolike, birra, drogë, armë, telefona celularë - gjithçka që mund të imagjinoni."

Në një burg, MS-13 madje ngriti sistemin e vet të kamerave të sigurisë për t'u mbrojtur nga kërcënimet jashtë burgut.

Civilët zakonisht nuk lejohen brenda burgjeve të paligjshme të Hondurasit. Por Osorto ishte një nga të vetmit që hyri në burgun Támara në vazhdën e masakrës më vdekjeprurëse të regjistruar ndonjëherë në një burg femrash në Amerikën Latine.

Në mëngjesin e 20 qershorit, 46 gra u masakruan në një burg në veri të kryeqytetit të Hondurasit, Tegucigalpa, pasi shpërtheu një përleshje e dhunshme midis bandave. Me ndihmën e të burgosurve meshkuj që depërtuan brenda perimetrit të sigurisë, gangsterët e Barrio 18 ndezën një zjarr që shpërtheu nëpër objekt. Por paralelisht ata sulmonin qelitë e grave me hanxhar, shkop dhe armë për të sulmuar rivalët e tyre Ms-13.

"Ishte një nga ditët më të errëta në Historinë e Hondurasit. Kishte trupa të grumbulluar në një banjë, gra të djegura që i përfunduan ditët e tyre të fundit në këtë botë duke u përqafuar me njëra-tjetrqn, ose të tjera që përfunduan nën shtretërit e tyre në përpjekje  për t'i shpëtuar flakëve,"- tha Orsoto.

Pas orëve të kaluara duke dëgjuar viktimat, ai tregoi se gratë u vranë nga anëtarët e bandës të cilët ishin "të armatosur deri në dhëmbë" ndërsa i luteshin Zotit që t'u shpëtonte jetën. Disa të burgosura të tjera femra u detyruan të hidheshin nga dritaret në dëshpërim për t'u larguar nga zjarri.

Për 20 muaj, El Salvador ka miratuar gjithashtu një gjendje të jashtëzakonshme për të luftuar dhunën e bandave pas dekadash lufte, gjakderdhjeje nga të njëjtat banda që sundojnë Hondurasin. Në mars të vitit të kaluar, një armëpushim u prish midis MS-13, Barrio 18 dhe qeverisë, gjë që solli luftën më të përgjakshme në dekada, pasi 60 njerëz u qëlluan për vdekje.

Ferri mbi tokë! Brenda burgjeve në Honduras dhe El Salvator,

Si përgjigje, qytete të tëra u pushtuan nga ushtria, e cila vendosi pas hekurave 70,000 njerëz - 2 për qind e popullsisë.

Nayib Bukele, 42 vjeç, i cili e quan veten "diktatori më i lezetshëm në botë" dhe ka ndihmuar për të përgjysmuar shkallën e vrasjeve. Ai i ktheu burgjet që ishin “shtabe të bandave” në makthet e tyre. Kushtet çnjerëzore dhe poshtëruese në të cilat mbahen anëtarët e dyshuar të bandës janë pjesë e qëllimit të tij për të krijuar frikë në zemër të rrjeteve të tyre kriminale.

Për disa, krimi i tyre i vetëm mund të kenë kryer është ndodhja në vendin e gabuar në kohën e gabuar; ose disa të tjerë kanë bërë dikur tatuazhe të ngjashme me ato të bandave. 

Burgu i ri "i pashmangshëm" prej 57 hektarësh është në gjendje të strehojë deri në 40,000 gangsterë të mbushur brenda qelive që ruhen ditë e natë nga 850 oficerë policie dhe ushtarë. Ajo që dihet për kushtet brenda burgut kanë ngjallur kritika nga grupet e të drejtave të njeriut.

Ferri mbi tokë! Brenda burgjeve në Honduras dhe El Salvator,

“Ta dinë të gjitha OJQ-të “e të drejtave të njeriut” se ne do t’i zhdukim këta vrasës gjakatarë dhe bashkëpunëtorët e tyre. Do t’i fusim në burg dhe nuk do të dalin kurrë. Ne do të shërojmë vendin tonë dhe do ta eliminojmë plotësisht këtë murtajë. Merrni recetat tuaja të dështuara diku tjetër,"- iu përgjigj Presidenti Bukele kritikave në X/Twitter në maj.

Sidoqoftë, Sanchez - i cili ka bërë kërkime brenda burgjeve në të dy vendet - beson se Hondurasi nuk do të jetë kurrë në gjendje të bëjë atë që bëri fqinji i tij.

"Ju mund ta dalloni ndryshimin në El Salvador. Ishte një kthesë e plotë 180 gradë - gjithçka ndryshoi."

Pavarësisht “shfaqjes” së forcës, ai tha se realiteti brenda burgjeve të Hondurasit është biznes si zakonisht. Krerët e bandave mund të arrestohen, por ata e vazhdojnë "biznesin" edhe brenda burgjeve. 

Hondurasi tani planifikon të ndërtojë të vetmen qeli në një arkipelag 155 milje larg bregut, ku qeveria shpreson të presë "kokën e gjarprit" dhe t'i japë fund lidhjes së tyre me botën e jashtme.

Sanchez qeshi me këtë.

"E çfarë do të zgjidhin?,"-e mbylli ai./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB