Bota

Familja e mohoi, dokumenti zyrtar: Naimi dhe Liridona kishin aplikuar për divorc

Edhe sot babai i Naim Murselit tha se lajmi për divorc ishte i rremë

E.K
Familja e mohoi, dokumenti zyrtar: Naimi dhe Liridona kishin aplikuar për
Vrasja e Liridona Ademajt

KOSOVË- Ngjarja e 29 nëntorit në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë, ku mbeti e vrarë 30-vjeçarja, Liridona Ademaj tronditi opinionin publik në Kosovë dhe më gjerë. Ngjarja që u raportua si grabitje, do të pasonte me arrestimin e bashkëshortit të së ndjerës, Naim Murseli, i cili akuzohet se ka porositur vrasjen.

Shkaqet që çuan Naimin në kryerjen e kësaj vepre të rëndë ende nuk dihen zyrtarisht edhe pse në media dhe nga familjarët e Liridonës dhe Naimit, janë dhënë disa versione.

Pas ngjarjes të dy familjet, u shprehen se çifti ka qenë i lumtur dhe për asnjë moment ata nuk kanë kërkuar ndarjen nga njëri – tjetri, por nga një dokumenti i siguruar nga KosovaPress, konfirmohet se Naimi dhe Liridona kishin bërë një kërkesë të përbashkët për divorc në një gjykatë suedeze.

Megjithatë divorci nuk ndodhi, sepse brenda periudhës gjatë muaj deri në një vit, të asaj që cilësohet periudhë e konsiderimit apo shqyrtimit, asnjëri nuk kishte shkuar për të konfirmuar se duan divorcin.

Për këtë, Gjykata e Qarkut të qytetit Uddevalla më 24 shkurt të vitit 2020 kishte marrë vendim për të ndërprerë çështjen nga procedimi i mëtejshëm.

“Më 31 janar 2019, Liridonë Murseli dhe Naim Murseli kanë dorëzuar një deklaratë të përbashkët divorci. Gjykata e Qarkut vendosi që divorcit t’i paraprihet një periudhë shqyrtimi prej të paktën gjashtë muajsh dhe maksimumi një vit. Në lidhje me vendimin, gjykata e rrethit njoftoi palët se mund të kërkonin me shkrim ndarjen brenda afatit të caktuar. Asnjë kërkesë për vendim për divorc nuk ka mbërritur në gjykatën e rrethit. Çështja e ndarjes ka rënë. Gjykata e Qarkut e pushon çështjen nga procedimi i mëtejshëm”, thuhet në dokument.

Familja e mohoi, dokumenti zyrtar: Naimi dhe Liridona kishin aplikuar për
Dokumenti
Poll

MOS HUMB