Bota

Erdogan bisedon me Gueterres: Izraeli ka shkelur ligjet ndërkombëtare

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka zhvilluar një bisedë telefonike me kreun e OKB-së, Antonio Gueterres. Erdogan ka deklaruar se Izraeli po shkel paturpësisht ligjet ndërkombëtare për luftën.

D.XH
Erdogan bisedon me Gueterres: Izraeli ka shkelur ligjet ndërkombëtare
Erdogan dhe Gueterres

ANKARA - Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres pati një bisedë telefonike me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, përpara mbledhjes së nesërme të Këshillit të Sigurimit për luftën në Gaza.

Sipas një deklarate nga presidenca turke, Erdogan tha se Izraeli vazhdon të shkelë pafytyrësisht ligjin ndërkombëtar, ligjin e luftës e ligjin humanitar para syve të bashkësisë ndërkombëtare. Kreu i shtetit turk deklaroi se Izraeli duhet të mbajë përgjegjësi për krimet që ka kryer para Drejtësisë Ndërkombëtare.

Ai më tej i përcolli ngushëllime Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, për më shumë se 100 punonjës të organizatës ndërkombëtare, që humbën jetën në sulmet izraelite në Gaza dhe deklaroi se vizita personale e Guterres në vendin kufitar Rafah ishte e dobishme për ndërgjegjësimin e komunitetit ndërkombëtar.

Hamasi dhe Izraeli aktualisht po zbatojnë një marrëveshje armëpushimi. Organizata palestineze akuzoi shtetin izraelit se po shkel marrëveshjen. Të dyja palët janë përfshirë në konflikt që nga 7 tetori, kur Hamasi sulmoi shtetin e Izraelit./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB