Bota

Paralajmërimi! Hagia Sophia rrezikon të shkatërrohet nga tërmetet

Edicioni online i gazetës turke "Birgün" ka nxjerrë pamjet nga xhamia 1500-vjeçare, e gjithashtu kanë nxjerrë disa përfundime.

k.m.
Paralajmërimi! Hagia Sophia rrezikon të shkatërrohet nga
Hagia Sophia

STAMBOLL- Imazhet brenda Hagia Sophia në Stamboll po shkaktojnë trishtim. Video e siguruar nga një kamera sigurie tregon tavanin që bie nga kupola dhe rrezikon vizitorët. Edicioni online i gazetës turke "Birgün" ka nxjerrë pamjet nga xhamia 1500-vjeçare, e gjithashtu kanë nxjerrë disa përfundime.

“Nëse nuk restaurohet Hagia Sophia, do të shembet me tërmetin e parë. Grupet me jo më shumë se 25 persona duhet të pranohen në Hagia Sophia,”- tha kryetari i Bordit të Drejtorëve të Shoqatës së Historisë së Artit (Sanat Tarihi Derneği STD), Serif Yasar.

Në pamjet e publikuara sot, shihen vizitorët duke vrapuar të frikësuar që të mos u bien copat përsipër. Zyrtarët e cituar nga gazeta pohuan se po bien copa nga tavani për shkak të lagështirës së krijuar nga turmat e njerëzve që vizitojnë xhaminë, por që ende nuk janë marrë masa paraprake. 

Një gjykatë turke anuloi statusin muze të Shën Sofisë në Stamboll, një vend kulturor me famë botërore, duke bërë të mundur që ajo të shndërrohet sërish në një xhami. Shën Sofia është një nga monumentet më të vizituara të Turqisë. Ishte presidenti Tayip Erdogan, një besimtar i fesë myslimane, ai që e propozoi kthimin e Shën Sofisë përsëri në xhami./ZËRI

Poll

MOS HUMB