Bota

Shpëtohen 41 punëtorët e bllokuar në tunelin e shembur në Indi

Ekipet e shpëtimit punuan për orë të tëra duke shpuar muret në mënyrë që të hapnin një kanal për të arritur tek ata.

E.K
Shpëtohen 41 punëtorët e bllokuar në tunelin e shembur
Pamje nga vendi i ngjarjes

INDI- 41 punëtorët e ndërtimit që mbetën të bllokuar për 17 ditë në një tunel malor të shembur në Indinë veriore janë shpëtuar. Ekipet e shpëtimit punuan për orë të tëra duke shpuar muret në mënyrë që të hapnin një kanal për të arritur tek ata.

Kryeministri Pushkar Singh Dhami, takoi disa nga punëtorët përpara se të dërgoheshin në spital, duke u dhuruar atyre kurora tradicionale kumak. Ambulancat dhe helikopterët ishin në gatishmëri në hyrje të tunelit.

Inxhinierëve ushtarakë më në fund iu desh të përdornin një teknikë të ashtuquajtur "minimi i vrimës së miut", duke gërmuar me dorë për të pastruar shkëmbinjtë dhe rrënojat mbi nëntë metrat e mbetura, ku temperaturat ishin të ulëta./Zër

Poll

MOS HUMB