Bota

"Guruja" arrestohet në Paris, akuzohet se shfrytëzonte seksualisht vajzat

Guru rumun u arrestua të martën në mëngjes gjatë një operacioni të madh policor që u zhvillua në të gjithë Parisin. Në pranga përfundoi Gregorian Bivolaru, 71 vjeç.

k.m.
"Guruja" arrestohet në Paris, akuzohet se shfrytëzonte
Gregorian Bivolaru

FRANCË- Autoritetet franceze kanë arrestuar liderin e një organizate që indoktrinonte gratë për t'i shfrytëzuar seksualisht. Guru rumun u arrestua të martën në mëngjes gjatë një operacioni të madh policor që u zhvillua në të gjithë Parisin. Në pranga përfundoi Gregorian Bivolaru, 71 vjeç.

Hetimi ndaj Bivolaru dhe federatës së tij të yogës, Lëvizja për Integrim Shpirtëror në Absolutin (Misa), filloi pas raportimeve për manipulim psikologjik dhe shfrytëzim seksual brenda organizatës. Bivolaru akuzohet për trafik të qënieve njerëzore, rrëmbim të organizuar, përdhunim dhe krijimin e një sekti.

Agjencia ndërkombëtare e policisë Interpol ka lëshuar një njoftim për arrestimin e Bivolaru në emër të autoriteteve në Finlandë, vend ku ai kërkohet.

Kontrollet në Francë u bënë nga 175 oficerë policie, pasi operacioni kishte në shënjestër disa lokacione të përdorura nga organizata, ku gratë raportohej se ishin indoktrinuar dhe detyruar të merrnin pjesë në praktika seksuale.

Vendndodhjet, të përshkruara si "ashrams", shërbyen si strehim për gratë e përzgjedhura nga Bivolaru për fillimin e praktikave të jogës Tantric. Bivolaru, i cili u dënua për përdhunimin e një të mituri në Rumani, themeloi Misa në 1990./ZËRI

Poll

MOS HUMB