
GAZA- Një foshnje ka ngrirë për vdekje në Gaza, ndërsa Izraeli dhe Hamasi, po debatojnë për armëpushim. Sila, vetëm 3 javëshe, ngriu për vdekje në kampet e çadrave të Gazës. Ndërsa, 10 persona të tjerë janë nga sulmet ajrore, ndërsa Izraeli dhe Hamasi akuzuan njëri-tjetrin për ndërlikimin e përpjekjeve të armëpushimit që mund të mbyllin luftën 14-mujore.
Vdekjet nënvizojnë kushtet e mjerueshme, me qindra mijëra palestinezë të grumbulluar në tenda shpesh të shkatërruara pasi u larguan nga ofensivat izraelite. Pesë persona u vranë dhe 20 u plagosën në një sulm ajror izraelit në një shtëpi në lagjen Zeitoun të qytetit të Gazës mëngjesin e së enjtes, njoftuan mjekët. Ata paralajmëruan se numri i të vdekurve mund të rritet pasi shumë njerëz mbetën të bllokuar nën rrënoja.
Në një incident tjetër, pesë gazetarë u vranë kur automjeti i tyre u godit në afërsi të spitalit Al-Aëda në Nuseirat në Gaza qendrore, thanë autoritetet shëndetësore. Gazetarët punonin për kanalin televiziv Al-Quds Al-Youm. Mediat palestineze dhe reporterët lokalë thanë se automjeti ishte i shënuar si një furgon mediatik dhe ishte përdorur nga gazetarët për të raportuar nga brenda spitalit dhe kampit Nuseirat. Ushtria izraelite tha se forcat e saj ajrore sulmuan automjetin në një "mënyrë të synuar" dhe se anëtarët e grupit militant të Xhihadit Islamik ishin brenda.
Bombardimet izraelite dhe pushtimi tokësor i Gazës ka vrarë më shumë se 45,000 palestinezë, më shumë se gjysma e tyre gra dhe fëmijë, sipas ministrisë së shëndetësisë së Gazës. /ZËRI