
MOSKË- Asma al-Assad bashkëshortja e Bashar Al-Assad thuhet se është e sëmurë rëndë me leucemi dhe është izoluar nga mjekët. Sipas mediave, asaj i kanë dhënë një shans "50/50" për të jetuar. Raportohet, se Asma është e izoluar dhe nuk mund të jetë në të njëjtën dhomë me të tjerët për të parandaluar infeksionin.
Babai i saj, Fawaz Akhras, ka qenë duke u kujdesur për të në Moskë, ndërsa persona të afërt me familjen janë shprehur se ai është “zemërthyer” dhe i lënduar për gjendjen e vajzës së tij. Assad dhe gruaja e tij kërkuan azil në Moskë pasi regjimi i tij brutal ra pas 13 viteve të luftës civile shkatërruese. Presidenca e Sirisë njoftoi në maj të këtij viti se Zonja e Parë e atëhershme ishte diagnostikuar me leuçemi mieloide akute, një kancer agresiv i palcës së eshtrave dhe gjakut.
Ajo gjithashtu ishte trajtuar më parë për kancerin e gjirit dhe në gusht 2019, por asokohe njoftoi se ajo e mposhti sëmundjen. Besohet se leuccemia i është rishfaqur sërish.
"Asma po vdes. Ajo po qëndron e izoluar dhe larg familjes së saj, për shkak të gjendjes së saj,”- sipas një burimi që foli në mënyrë anonime. Një tjetër burim, i cili ka qenë në kontakt me familjen në Moskë, tha se kur leuccemia kthehet sërish pasi është mposhtur njëherë, është vdekjeprurëse.
Asma, një shtetase e dyfishtë siriano-britanike 49 vjecce, mendohet se ka shkuar në Moskë për trajtim para se Kremlini të bindte burrin e saj të arratisej. Ndërsa, pak ditë më p;arë u raportua se Asma ka bërë kërkes për divorc dhe dëshiron të kthehet në Londër. Por, autoritetet në Moskë i hodhën poshtë këto zëra. /ZËRI