Bota

E pabesueshme por e vërtetë, Miami shpallet qyteti më i vrazhdë në SHBA

Interesante është se studimi vuri në dukje gjithashtu se banorët vendas të Majamit perceptohen si më të vrazhdë se të ardhurit, veçanërisht ata në qendër të qytetit të Miami dhe Brickell.

M.M
E pabesueshme por e vërtetë, Miami shpallet qyteti më i
Miami

SHBA-  Një studim i fundit zbuloi se Miami renditet si qyteti më i vrazhdë në mesin e 46 qyteteve metropolitane më të mëdha në SHBA. Sondazhi, i cili vlerësoi sjellje të tilla si mungesa e vetëdijes, vrazhdësia ndaj punonjësve të shërbimit dhe mospranimi i të huajve, theksoi tendencat e qytetarëve të Miamit për të qenë më mosrespektues në hapësirën personale dhe që tregojnë mungesë kujdesi ndaj të tjerëve sipas Pubity.

Interesante është se studimi vuri në dukje gjithashtu se banorët vendas të Majamit perceptohen si më të vrazhdë se të ardhurit, veçanërisht ata në qendër të qytetit të Miami dhe Brickell.

Renditja e dhjetë  qyteteve më të vrazhdë në SHBA:

1. Miami me mesatare 9.88

2. Philadelphia me mesatare 9.12

3. Tampa me mesatare 8.88

4. Louisville me mesatare 8.72

5. Oklahoma me mesatare 8.67

6. Boston me mesatare 8.35

7. Memphis me mesatare 8.28

8. Las Vegas me mesatare 8.21

9. Long Beach me mesatare 8.18

10. Charlotte me mesatare 8.11 / ZËRI

Poll

MOS HUMB