Bota

Festë në partinë greke Syriza! Kasselakis kurorëzon lidhjen e dashurisë me Tyler McBeth

Ceremonia do të mbahet në Kopshtin Botanik të Kretës, i cili ka një pamje fantastike me një teatër dhe një liqen artificial.

F.I
Festë në partinë greke Syriza! Kasselakis kurorëzon lidhjen
Stefanos Kasselakis dhe Tyler McBeth

GREQI- Në partin e opozitës greke SYRIZA ka festë, lideri i tyre Stefanos Kasselakis kurorëzon martesën e tij të dashurisë që tashmë dihet është, Tyler McBeth. Ceremonia do të mbahet në Kopshtin Botanik të Kretës, i cili ka një pamje fantastike me një teatër dhe një liqen artificial, shkruajnë mediat vendase.

Partia Syriza në një deklaratë zyrtare kërkon nga të gjitha mediat që të respektojnë momentet personale dhe familjare të Kryetarit të Partisë në ditët në vijim në Kretë. Syriza nuk do asnjë lloj mbulimi në shtyp të një ngjarjeje që nuk ka të bëjë me veprimtarinë politike të Presidentit, por është thjesht personale dhe është planifikuar njëmbëdhjetë muaj më parë.

Shefi i dasmës së tyre, Argyro Stamataki, foli për ANT1 dhe bëri disa zbulime për menunë e ceremonisë martesore.

“ Menyja do të ketë një larmi shijesh lokale, tradicionale dhe produkte nga vendi dhe rajoni ynë. Do të përdorim qengjin vendas nga Omalos dhe Gruyere. Grur me qumësht nga. Të gjitha shijet dhe produktet janë vendase,"-tha shefi i kuzhinës.

Dasma e tyre do të bëhet pasditen e së premtes në orën 17:00 në Kopshtin Botanik të Kretës./ZËRI

Poll

MOS HUMB