
Foto ilustruese
PARMA- Një zbulim horror u bë në Itali, në zonën e Parmës nga një shqiptar. Ai ishte duke kërkuar për tartuf dhe në ato momente gjen një kafkë njeriu.
I tronditur nga zbulimi i tij, 43-vjeçari telefonoi policinë, e cila konfirmoi se kafka i përkiste një njeriu. Grupi hetimor nisi menjëherë hetimet.
Efektivët nisën inspektimet në zonat përreth nëse mund të gjejnë një objekt që mund t’i përkasi viktimës.
Hetimet e mëvonshme policore gjyqësore dhe teknike do të përcaktojnë shkaqet e mundshme të vdekjes dhe datën e saktë. Autoritetet bënë me dije se do të shikojnë edhe listën e personave të zhdukur në zonë vitet e fundit. /ZËRI
Poll