
GREQI- “Rruga e vdekjes” e ndjekur nga prezantuesi britanik i BBC, Michael Mosley, mesditën e së mërkurës së kaluar, teksa ishte me pushime në Symi me bashkëshorten është prezantuar me një grafik të prezantuar nga media "Dailymail". Sipas asaj që është bërë e ditur deri më tani nga hetimet e Policisë greke, prezantuesi 67-vjeçar ka qenë me gruan dhe miqtë në plazhin e Agios Nikolaos dhe rreth orës 1:30 të pasdites ka vendosur të kthehet në shtëpi për të pushuar.
Por u zhduk pa lënë gjurmë.

Pas një kërkimi 5-ditor me drone, helikopterë dhe qen të trajnuar, Mosley gjendet i vdekur në një zonë shkëmbore dhe në një distancë prej rreth 10 metrash nga deti. Sipas informacioneve, 67-vjeçari ka dhënë frymën e fundit, rreth dy orë pasi i ka dhënë lamtumirën bashkëshortes dhe është larguar nga plazhi i Agios Nikolaos. “Guru” britanik i shëndetit dhe baba i katër fëmijëve, kishte me vete një shishe të vogël me ujë dhe një ombrellë dhe pavarësisht vapës ekstreme, ai arriti të ngjitej në një shpat të pjerrët nga Pedi në majën e kodrës.
Siç raporton Daily Mail, ende nuk dihet shkaku i vdekjes. Sipas informacioneve të para përjashtohet ndonjë "veprimtari kriminale", pra që prezantuesi të jetë dhunuar apo vrarë pasi në trup nuk ka dëmtime. Por duke marrë parasysh që dekompozimi i trupit ka nisur dhe ka qenë në fazë të avancuar, nuk mund të përcaktohet shkaku i vdekjes pa një autopsi. Rezultatet zyrtare të nekropsisë, e cila do të bëhet në Rodos, priten të dalin sot./ZËRI