Bota

VD- Humbi në zgjedhjet europiane, me lot në sy kryeministri i Belgjikës njofton dorëheqjen

Ka qenë një natë e vështirë dhe një rezultat tepër zhgënjyes, për partinë e kryeministrit belg, i cili u detyrua që të jepte dorëheqjen

E.K
VD- Humbi në zgjedhjet europiane, me lot në sy kryeministri i
Perlotet kryeministri belg

BELGJIKË- Zgjedhjet europiane që u mbajtën të dielën, kanë trazuar ujërat e politikës së brendshme në disa shtete, përfshirë Francën, ku Macron shpalli zgjedhjet e parakohshme, apo Belgjikën.

Me lot në sy, kryeministri belg, Alexandre de Croix, njoftoi dorëheqjen, pasi partia e tij humbi në zgjedhjet parlamentare të mbajtura në të njëjtën kohë me zgjedhjet evropiane.

Partia e tij e qendrës së djathtë, Liberalët dhe Demokratët Flemish të Hapur, pa që numri i saj të binte pasi mori vetëm 5.7%, sipas sondazheve.

Edhe kryetari i partisë, Tom Ongena, ka bërë të ditur se do të japë dorëheqjen. “Për ne ishte një natë veçanërisht e vështirë, ne humbëm”, u tha ai mbështetësve të tij. “Jam i bindur se na duhet urgjentisht një qeveri e re, me kompetenca të plota”, shtoi ai, duke shtuar se “mesazhi i votuesve është i qartë”.

Poll

MOS HUMB