Bota

Vdekja e prezantuesit të BBC, autoritetet përjashtojnë pistën e një ngjarjeje kriminale, dyshohet se e kanë përpirë ‘greminat’

Fillimisht, sipas informacioneve, mjekësia ligjore duket se përjashton aktivitetin kriminal, pasi nuk konstaton dëmtime.

F.m
Vdekja e prezantuesit të BBC, autoritetet përjashtojnë
Michael Mosley

GREQI- Autoritetet greke kanë përjashtuar mundësine një ngjarjeje kriminale lidhur me atë që mund të ketë ndodhur me prezantuesin e BBC-së, Michael Mosley, i cili ishte zhdukur që prej mesditës së së mërkurës teksa ndodhej me pushime në Greqi me gruan e tij dhe një grup miqsh.

67-vjeçari është gjetur i pajetë në një zonë shkëmbore dhe në një distancë rreth 10 metra nga deti, në plazhin e Agia Marinës. Pranë tij është gjetur çadra që mbante ditën kur u zhduk dhe një orë dixhitale. Mosley u gjet me shpinë dhe me dorën e majtë mbi gjoks.

Fillimisht, sipas informacioneve, mjekësia ligjore duket se përjashton aktivitetin kriminal, pasi nuk konstaton dëmtime.

Kalbja e trupit është mjaft e avancuar, ndaj nuk kanë mundur të përcaktojnë shkakun e vdekjes, madje as nëse Mosley ka rënë nga shkëmbinjtë. Rezultatet zyrtare të autopsisë, e cila do të zhvillohet në Rodos, priten të hënën.

Kryebashkiaku i Symit, Lefteris Papakalodoukas, kishte hyrë në varkat me gazetarët, për t'u treguar pikat e rrezikshme. Aty kamerat e celularëve kanë pikasur trupin e prezantuesit 67-vjeçar teksa kanë marrë video dhe pamje nga zona.

Në varkë ishte gazetarja e protothema.gr, Lina Kekesi, si dhe kolegë të Star, Mega, ERT, si dhe BBC.

Pasi pikasën trupin, në vendngjarje ka mbërritur menjëherë roja bregdetare për të bllokuar zonën.

Sipas Independent, zjarrfikësit që prej ditës së djeshme po hetojnë një sistem shpellash, të cilin banorët i cilësojnë si “gremina”. Siç sqarojnë ata, rrjeti i shpellave, i cili ndodhet në një plazh piktoresk, përbëhet nga dhjetëra tunele, të cilat mund të mbushen shpejt me ujë deti.

Dr Mosley u pa për herë të fundit duke u larguar nga plazhi i Shën Nikollës në orën 13:30 të mërkurën, kur ai besohet se po ecte përgjatë bregut.

“Është si një sistem tuneli i thellë, por është plot me ujë dhe mund të përhapet për milje. Ka një arsye që ata e quajnë ‘greminë’. Aty po ndodh diçka shumë e çuditshme,”- tha një kamerier për Daily Telegraph.

Poll

MOS HUMB