Bota

“Drurin e toleroj”/ Burri e dhunoi me shkelma dhe grushte, 40-vjeçarja “çmend” gjyqtarët: Mos e dënoni

Gruaja është goditur me shqelma dhe grushta nga bashkëshorti, por kërkon që gjykata të mos e dënojë.

k.m.
“Drurin e toleroj”/ Burri e dhunoi me shkelma dhe grushte,
Foto ilustruese

GREQI- Një grua 40-vjeçare, e cila ndodhej e ulur në stolin e një gjykate në Selanik, i është lutur gjykatësit të mos dënojnë burrin e saj. Sipas mediave të huaja, ai akuzohet se e rrahu 40-vjeçaren dhe e hodhi me dhunë mbi krevatin e fëmijëve ku ata flinin. Edhe pse e denoncoi, gruaja i kërkoi Gjykatës që të mos ia dënonin të shoqin. I menjëhershëm ishte edhge reagimi i gjyqtarit.

“Do të na çmendësh? Çfarë po na thoni? Ai po ju godet me shqelma dhe grushte dhe ju po e justifikoni?”

Edhe pse kjo nuk është hera e parë që 40-vjeçarja që ka rënë pre e dhunës nga bashkëshorti, madje dhe është detyruar që të qepë pjesën e djathtë të kokës nga dhuna e ushtruar, ajo sërish ka një alibi. 

"Drurin e durova se e dua, nuk më ka lënduar aq shumë. E di që ai ka një dashnore dhe kjo është arsyeja pse ne kemi më shumë zënka. Mirëpo shpirti im më thotë që të përpiqem më shumë dhe të mos ndahemi pasi kemi vite bashkë,”- tha ajo në gjykatë përpara se të përfundonte dëshminë e saj.

Në deklaratën e tij, i akuzuari pranoi se kishte rrahur gruan e tij, por u përpoq të bindte gjykatën se ajo ishte përgjegjëse për veprimet e tij.

“U ktheva në shtëpi pas një nate dhe ajo nuk më linte të bëja disa gjëra që doja të bëja. E pashë duke mbajtur një thikë, por nuk më kërcënoi. Ajo po bërtiste dhe më nxori rrobat e mia kështu që unë e godita me shuplakë. Ne gjithmonë kemi zënka,”- u shpreh ai.

Por pavarësisht pretendimeve të tij dhe të të shoqes, burri u dënua me 15 muaj burg./ZËRI

Poll

MOS HUMB