
BOSNJE-HERCEGOVINË- Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik ka folur në lidhje me shpërbërjen e vendit. "Është vetëm çështje kohe, Bosnja Hercegovina do të shpërbëhet”, kështu është shprehur presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik.
Në fjalën e tij Dodik ka theksuar se “Asambleja Kombëtare e Republikës Srpska mori të gjitha vendimet e duhura për statusin e saj të pavarur”.
“Ku po shkon Bosnja dhe Hercegovina? Kjo është pyetja që duhet të shtrohet. Ajo do të shpërbëhet, është vetëm çështje kohe kur kjo të ndodhë. Unë do të preferoja që, sapo të paraqitet mundësia, Republika Srpska të largohej nga Bosnja dhe Hercegovina. Ne nuk duam luftë, nuk duam konflikte, nuk duhet humbur jetë njerëzore për idetë politike, por nuk mund të jetohet racionalisht, realisht, vitalisht në Bosnje dhe Hercegovinë”, shprehet ai.
Ai ka thënë se pavarësia e Srpska do të vonojë edhe për disa vite, por do të ndodhë.
/ZËRI