Bota

Dita e 5-të në grevë/ Rëndohet gjendja e minatorëve, disa kërkojnë ndihmë mjekësore

Jonuzi komentoi dhe deklaratat e qeverisë, që më herët është shprehur se minatorët paguhen deri në në 1 mijë e 250 euro.

F.m
Dita e 5-të në grevë/ Rëndohet gjendja e minatorëve,
Minatorët

KOSOVË- Gjendja e minatorëe është e rënduar, ndërkohë që sot kanë hyrë në të pestën ditë të grevës së urisë. Mediat e Kosovës shkruajnë se rezistenca në minierën e Trepçës vijon, por kreu i Sindikatës së Minatorëve, Ibrahim Jonuzi, lajmëroi se gjendja e tyre paraqitet e rënduar. Disa prej tyre kanë kërkuar edhe ndihmë mjekësore.

“Gjendja është shumë e rënduar. Dita e pestë e grevës dhe ka 24 persona që po kërkojnë ndihmë. Jo, me kryeshefin dhe bordin s’kemi pasur kontakt, por kemi zhvilluar një takim me të deleguarit nga qeveria. Takimi me ta është zhvilluar sot. Ata veç e kanë dëgjuar zërin tonë, nuk mund të them që presim diçka,”- tha ai.

Jonuzi komentoi dhe deklaratat e qeverisë, që më herët është shprehur se minatorët paguhen deri në në 1 mijë e 250 euro.

“Paga të tilla, ne s’i kemi parë as në ëndërr. Brenda krejt vitit as 2-3 persona nuk kanë mundur të marrin një rrogë të tillë, pavarësisht përfitimeve shtesë dhe nuk është reale. Ne s’e kemi problemin me qeverinë, por ne kemi kërkesa sociale,”- tha ai.

Minatorët kërkojnë që pagat e tyre të dalin në mes datës 6 dhe 10 të çdo muaji si dhe të shkarkohet kryeshefi i “Trepçës”. Një tjetër kush i tyre është edhe që të kenë sigurime shëndetësore.

Poll

MOS HUMB