
RUSI- Një dron ukrainas është përplasur me një ndërtesë që shërben si depo e mbetjeve bërthamore në centralin në Kursk në perëndim të Rusisë, duke shkaktuar dëme të mëdha. Lajmi është bërë me dije nga vetë Ministria e Jashtme ruse, e cila u bëri thirrje qeverive të tjera të dënojnë Kievin.
“Ne u bëjmë thirrje të gjitha qeverive që të dënojnë ashpër veprimet barbare të Kievit, të cilat janë jashtëzakonisht të rrezikshme dhe mund të çojnë në pasoja të pariparueshme”, tha zëdhënësja Maria Zakharova.
CNN shkruan se Moska ka lajmëruar se kishte penguar një sulm me dron, ndërsa dy agjenci të tjera lajmesh në Rusi flisnin për dëme të shkaktuara nga droni, në një depo ku ruhen mbetjet bërthamore.
“Sipas të dhënave paraprake, dronët që u përdorën për të sulmuar centralin bërthamor, kishin komponentë që janë dhënë nga shtetet perëndimore,”- shtoi Zakharova.