Bota

FOTO të RËNDA/ Përleshje masive në Idrizovë, plagosen dhjetëra efektivë e të burgosur

Të burgosurit, sipas zëdhënësit të MPB-së, Toni Angellovski, kanë bërë rezistencë gjatë përpjekjes së policisë për të kontrolluar qelitë e tyre, pas informacioneve pasi mbanin sende të ndaluara.

F.m
FOTO të RËNDA/ Përleshje masive në Idrizovë, plagosen
Të plagosurit

MAQEDONI E VERIUT- Dhjetë efektivë policie dhe disa të burgosur janë lënduar gjatë një përplasje fizike në burgun e Idrizovës, në Shkup. Policët e Byrosë për Siguri Publike në koordinim me PTHP deklaruan sot se pas informacioneve të marra paraprake operative dhe urdhër bastisjeje nga Gjykata Themelore Penale Shkup, kanë kryer bastisje në IEVP Idrizovë, në një pavion ku kanë gjetur 63 celularë, 82 thika, 4 thumba, 71 karikues telefoni dhe drogë.

Të burgosurit, sipas zëdhënësit të MPB-së, Toni Angellovski, kanë bërë rezistencë gjatë përpjekjes së policisë për të kontrolluar qelitë e tyre, pas informacioneve pasi mbanin sende të ndaluara. Kjo gjë ka sjellë dhe përplasje mes efektivëve e të burgosurve.

“Gjatë veprimeve të policisë është mbledhur një grup më i madh i të burgosurve dhe kanë bërë rezistencë aktive, por pas masave dhe veprimeve të ndërmarra ata janë mposhtur. Me këtë janë lënduar dhjetë policë, ndërsa janë lënduar edhe disa nga të burgosurit,”- tha Angelovski.

Në media janë shpërndarë shumë foto që tregojnë të burgosurit e plagosur dhe të fashuar. Familjarët pretendojnë se efektivët kanë ndërhyrë brutalisht duke rrahur rëndë dhjetëra të burgosur.

Drejtoria e burgut të Idrizovës ende nuk ka dalë me të dhëna zyrtare lidhur me incidentin në burgun e Idrizovës. Në ndihmë të policisë së burgut janë vënë edhe njësitë e speciale dhe pjesëtarë të Armatës së Maqedonisë së Veriut.

Në burgun e Idrizovës, vetëm pak javë më parë, u zbuluar një tunel i hapur nëntokësor, përmes të cilit të burgosurit kishin planifikuar arratisjen. Në burgun e Idrizovës po vuajnë dënimin rreth 1.206 të burgosur.

FOTO të RËNDA/ Përleshje masive në Idrizovë, plagosen
I burgosur

Poll

MOS HUMB