Bota

Bilanc tragjik në Gaza, regjistrohen afro 8 mijë viktima, thuajse gjysma janë fëmijë

Izraeli vendosi të zgjerojë edhe më tej operacionin e tij tokësor në Gaza.

F.m
Bilanc tragjik në Gaza, regjistrohen afro 8 mijë viktima, thuajse
Gaza

GAZA- Ministria e Shëndetësisë e Hamasit njoftoi se 7,703 njerëz janë vrarë në Rripin e Gazës që nga fillimi i luftës me Izraelin. Sipas ministrisë, më shumë se 3,500 e viktimave, janë fëmijë, vdekje të regjistruara që nga fillimi i luftës më 7 tetor. Raporti i fundit i komunikuar të premten fliste për 7 mijë e 326 vdekje.    

Izraeli vendosi të zgjerojë edhe më tej operacionin e tij tokësor në Gaza me automjete të blinduara të mbështetura nga sulme "masive" nga ajri dhe deti, duke përfshirë bombardimin e tuneleve të Hamasit.

Numri i të vdekurve në Izrael është më shumë se 1,400. Nga ana tjetër, 2.3 milionë banorët e Gazës po përballen me mungesën e ushqimit, ujit dhe ilaçeve për shkak të bombardimeve masive ajrore të Izraelit dhe bllokadës totale.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi të premten vonë një rezolutë që bën thirrje për një armëpushim humanitar, por ministri i Jashtëm i Izraelit Eli Cohen e quajti atë “të neveritshme” dhe e hodhi poshtë.

Poll

MOS HUMB