Bota

Dodik: Serbia duhet të zgjerohet si shtet, të marrë Kosovën dhe Malin e Zi

I pyetur nëse mendon se Serbia do të ketë sukses në mbrojtjen e Kosovës, ai tha se politika kombëtare dhe shtetërore serbe duhet të mbetet e përkushtuar ndaj kësaj çështjeje.

F.m
Dodik: Serbia duhet të zgjerohet si shtet, të marrë Kosovën
Milorad Dodik

SERBI- Presidenti i Republikës Srpska në Bosnje dhe Hercegovinë, Milorad Dodik ka deklaruar se Serbia duhet të zgjerohet si shtet, duke përfshirë edhe Malin e Zi. Vijesti.me shkruan se sipas Dodik, duhet të mbahet një kuvend i madh, nga i cili duhet të përcillet një mesazh se serbët duhet të jenë të bashkuar në një shtet të vetëm. Por, ai shtoi se kjo gjë duhet të arrihet me mjete demokratike dhe jo me luftë.

"Ne jetojmë në një epokë kur pas disa vitesh apo dekadash do të duhet të bëhet një konfigurim i ri i botës, serbët nuk duhet të kapen në befasi, por tani duhet të themi se në këtë shekull duam një shtet të vetëm të përbërë nga Serbia, Republika Srpska, nëse është vendim demokratik, dhe Mali i Zi,”- tha Dodik për Sputnik.

I pyetur nëse mendon se Serbia do të ketë sukses në mbrojtjen e Kosovës, ai tha se politika kombëtare dhe shtetërore serbe duhet të mbetet e përkushtuar ndaj kësaj çështjeje.

"Më duhet të them se Vuçiç e ktheu çështjen në skenën ndërkombëtare përmes procesit të negociatave, por edhe përmes procesit të tërheqjes së njohjeve të Kosovës nga një numër i konsiderueshëm vendesh. Mendoj se ne duhet të mbajmë një qëndrim korrekt. Zgjidhja e vetme është bashkimi i Republikës Srpska, Serbisë, Kosovës e Malit të Zi. Kjo është diçka që duhet respektuar si interes i fortë kombëtar serb në këto zona dhe të mos injorohet,” tha Dodik.

Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) dënoi ashpër deklaratën e Presidentit të Republikës së Serbisë, Milorad Dodik, në të cilën ai shpreh dëshirën për krijimin e një shteti të vetëm të përbërë nga Serbia, Republika Srpska dhe Mali i Zi, njoftoi sot RTCG.

DPS beson se kjo deklaratë pasqyron “tendenca nacionaliste” dhe paraqet “kërcënim serioz” për stabilitetin rajonal, duke theksuar se partia ka qenë gjithmonë e përkushtuar ndaj parimeve të multietnicitetit, tolerancës dhe bashkëpunimit ndërmjet shteteve.

"Ne besojmë se uniteti dhe bashkimi janë çelësi për ndërtimin e paqes dhe prosperitetit në rajon. Deklarata e Milorad Dodik, e cila nënkupton krijimin e një shteti të vetëm mbi baza etnike, është në kundërshtim me këto parime dhe mund të kontribuojë vetëm në nxitjen e tensioneve dhe ndarjeve,”- deklaron DPS.

Partia theksoi edhe mungesën e reagimit, të presidentit Malit të Zi, Jakov Milatoviç pas deklaratës së Dodik.

"Si president i shtetit që duhet të përfaqësojë interesat e Malit të Zi, ne prisnim që Milatoviç të dënonte deklaratat nacionaliste dhe të theksonte rëndësinë e ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në rajon. Mungesa e reagimit nga Milatoviç është një tjetër zhgënjim që tregon mungesën të udhëheqjes, përgjegjësisë dhe guximit të presidentit aksidental,”- shtoi DPS.

Poll

MOS HUMB