Bota

CNN: Irani është 'vite larg' ndërtimit të armëve bërthamore

Vlerësimet e inteligjencës amerikane zbuluan se Republika Islamike ishte vite larg ndërtimit të tillë, siç pretendon Izraeli.

k.m.
CNN: Irani është 'vite larg' ndërtimit të
Foto ilustruese

TEHERAN- Pavarësisht pretendimeve të Izraelit se Irani ishte muaj larg ndërtimit të një arme bërthamore, ndaj edhe Forcat Mbrojtëse të Izraelit u "detyruan" të nisnin sulme parandaluese, e vërteta duket se është ndryshe. Vlerësimet e inteligjencës amerikane zbuluan se Republika Islamike ishte vite larg ndërtimit të tillë, siç pretendon Izraeli. Kështu të paktën raporton CNN, duke cituar burime që e kanë lexuar raportin e inteligjencës amerikane.

Duke cituar katër persona, CNN raporton se jo vetëm që Irani nuk ishte pranë ndërtimit të një arme të tillë, por nëse do ta kishte në plan, do i duheshin 3 vite që të ishte në gjendje të prodhonte një armë të tillë. Por Komanda Qendrore e Izraelit besonte se Irani mund të përfundonte ndërtimin shumë më shpejt.

I pyetur nga Fox News të dielën në lidhje me përfundimet e ndryshme rreth aftësive bërthamore të Iranit nga SHBA-të dhe Izraeli, kryeministri Benjamin Netanyahu tha: Informacioni që morëm dhe ndamë me Shtetet e Bashkuara ishte absolutisht i qartë. Ishte absolutisht e qartë se ata po punonin, sipas një plani sekret, për të armatosur uraniumin. Ata po lëviznin shumë shpejt.

Një zyrtar amerikan i cituar në raport tha se zyrtarët e inteligjencës amerikane besojnë se, deri më tani, Izraeli mund ta ketë shkurtuar afatin kohor të Iranit për të blerë armën bërthamore disa muaj./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB