
BRITANI E MADHE- Royal Mint ka zbuluar një gamë të re monedhash për të festuar 60 vjetorin e agjentit 007. Royal Mint, autoriteti zyrtar që lëshon monedha britanike, lançoi këtë të mërkurë një seri monedhash kushtuar koleksionistëve dhe investitorëve me personazhin e famshëm britanik James Bond, për të festuar 60 vjetorin e filmit ‘Hero’, shkruan BBC.
Secila prej tyre do të kapë një skenë ikonë nga një film i agjentit sekret që korrespondon me një dekadë: i pari për vitet 1960 do të tregojë Bond Sean Connery-n të ulur në Little Nellie, helikopterin nga filmi ‘You Only Live Twice’.
"James Bond është agjenti sekret i preferuar i Britanisë, i cili ka mahnitur audiencën për më shumë se 60 vjet. Ne jemi të kënaqur që po zbulojmë një gamë të re monedhash të koleksionueshme për të festuar udhëtimin e 007, me çdo monedhë që paraqet një dizajn unik që lidhet me filmat e asaj dekade të veçantë. Shpresojmë që fansat dhe koleksionistët e monedhave të 007 të gjejnë një vend të veçantë për këto monedha me botim të kufizuar në koleksionet e tyre ekzistuese të James Bond ose monedhave",- tha Rebecca Morgan, drejtoreshë e monedhave përkujtimore në The Royal Mint.

Një monedhë shitet nga 14,50 £ (17 €) për versionin kalko-nikel dhe deri në 5,305 £ për versionin më të shtrenjtë, me më shumë se 62 gramë ar.