Bota

VD- Izraeli sulmon shtëpinë e liderit të Hamasit

Shtëpia e Haniyeh ishte "përdorur si infrastrukturë terroriste dhe shpesh shërbeu si pikë takimi për liderët e lartë të Hamasit për të drejtuar sulmet terroriste kundër civilëve izraelitë dhe ushtarëve të IDF

k.m.
VD- Izraeli sulmon shtëpinë e liderit të Hamasit
Ismail Haniyeh

IZRAEL- Forcat izraelite pretendojnë se kanë sulmuar shtëpinë e një lideri të lartë të Hamasit, Ismail Haniyeh, në Gaza. Shtëpia e Haniyeh ishte "përdorur si infrastrukturë terroriste dhe shpesh shërbeu si pikë takimi për liderët e lartë të Hamasit për të drejtuar sulmet terroriste kundër civilëve izraelitë dhe ushtarëve të IDF.

Në një postim në X, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit thanë se përdorën avionë luftarakë të mërkurën mbrëma për të goditur shtëpinë e kreut të byrosë politike. Ushtarët izraelitë gjithashtu kishin shkatërruar një depo armësh të forcave detare të Hamasit, që përmbante pajisje zhytjeje, pajisje shpërthyese dhe armë. 

Haniyeh, i konsideruar si udhëheqësi i përgjithshëm i grupit militant, ka jetuar në Katar për disa vite. Haniyeh u zgjodh si udhëheqës i Hamasit në vitin 2017 dhe ka kontrolluar kryesisht aktivitetet politike të grupit të tij nga jashtë Gazës. Ai ishte krahu i djathtë i themeluesit të Hamasit, Sheikh Ahmed Yassin, në Gaza përpara se kleriku të vritej në vitin 2004. Haniyeh u emërua kryeministër palestinez në vitin 2006 nga presidenti Mahmud Abbas, por u shkarkua një vit më vonë pasi grupi rrëzoi partinë e Abbasit Fatah nga Rripi i Gazës në një javë dhune vdekjeprurëse. Ai e hodhi poshtë shkarkimin e tij si "jokushtetues", duke theksuar se qeveria e tij "nuk do të heqë dorë nga përgjegjësitë e saj kombëtare ndaj popullit palestinez" dhe vazhdoi të sundojë në Gaza.

Poll

MOS HUMB