Bota

Blinken mbërrin në Izrael: Diskutime për ti dhënë fund vrasjes së civilëve

Vizita e Blinken vjen në një kohë kur Izraeli ka deklaruar se ka përfunduar rrethimin e Gazës, ndërkohë që numri i palestinezëve të vrarë raportohet mbi 9 mijë

E.K
Blinken mbërrin në Izrael: Diskutime për ti dhënë fund
Blinken mberrin ne izrael

IZRAEL- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do të takohet mëngjesin e sotëm me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, pasi mbërriti në Izrael pak kohë më parë.

Duke folur me gazetarët në Uashington përpara udhëtimit, ai tha se diskutimet me Izraelin do të përfshinin "hapa konkretë" për të minimizuar dëmin ndaj civilëve në Gaza.

Kjo është vizita e dytë që Blinken bën në Izrael që nga nisja e luftës në 7 Tetor, ndërkohë që dhe vetë Biden shkoi për t’i dhënë mbështetjen e tij Netanyahut.

Ushtria izraelite ka deklaruar në orët e fundit se kishte "përfunduar rrethimin e qytetit të Gazës"

Kalimi Rafah do të hapet për herë të tretë sot që nga e mërkura për evakuimin e shtetasve që kanë shtetësi të dyfishtë. Janë 127 persona të listuar në seksionin e Mbretërisë së Bashkuar, me pothuajse 100 të shënuar si britanikë, disa si palestinezë ose irlandezë.

Ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza thotë se më shumë se 9,000 njerëz janë vrarë në Rripin e Gazës që kur Izraeli filloi sulmet e tij hakmarrëse

Mijëra palestinezë që punojnë në Izrael po kthehen në Gaza, lejet e tyre të punës janë revokuar, tha qeveria izraelite.

Burime mjekësore palestineze i thanë Reuters se tetë palestinezë u vranë në Bregun Perëndimor gjatë natës./Zëri.ai 

Poll

MOS HUMB