Bota

Arrihet marrëveshja, minatorët e Trepçës ndërpresin grevën

Minatorët e Trepçës kanë ndërprerë grevën 10-ditore. Pasi në minierë shkuan zyrtarë të Ministrisë së Ekonomisë së Kosovës dhe deputetë të Vetëvendosjes, mes palëve u arrit një marrëveshje.

D.XH
Arrihet marrëveshja, minatorët e Trepçës ndërpresin
Trepca

KOSOVË – Greva e minatorëve të Trepçës ka përfunduar në ditën e 10-të, pas arritjes së marrëveshjes ndërmjet minatorëve dhe zyrtarëve të Ministrisë së Ekonomisë së Kosovës.

Marrëveshja e arritur përmban disa kushte, raporton RTK. Sipas marrëveshjes, pagat e minatorëve nuk do të dalin më vonë se data 10 e çdo muaji.

Pritet që së shpejti të shpallet konkurs për kryeshefin e ndërmarrjes ‘Trepça’. Marrëveshja u arrit në orët e para të 3 nëntorit.

Në ndërmarrjen ‘Trepça’ ishin të pranishëm deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe zyrtarë të Ministrisë së Ekonomisë së Kosovës.

Minatorët kanë dalë nga nëntoka, ku po qëndronin prej 10 ditësh. Ata ndërprenë grevën e urisë. Marrëveshja u arrit mes përfaqësuesve të qeverisë dhe sindikatës së minatorëve.

Ndërmarrja “Trepça” ka publikuar letrën e minatorëve me katër kërkesat e parashtruara, ndërsa bën të ditur se është pajtuar që tri kërkesat e tyre të realizohen.

“Ne Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve jemi në pajtueshmëri të plotë me kërkesat e paraqitura nga ju, sepse janë edhe prioritet tona tashmë. Ne Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve pajtohemi me pikat 1,2,3.

Kërkesa e fundit e letrës tuaj ju sigurojmë që do të analizojmë dhe shqyrtojmë në vijimësi vendimet e KE-së, përfshirë ato nga data 27.10.2023”, thuhet në letrën e Ndërmarrjes “Trepça”./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB