Bota

50 vite nga ndërtimi i Operës së Sydneyt, monumenti që përfaqëson Australinë

Opera u projektua nga një arkitekt danez. Ajo sot është bërë ndërtesa simbol e kombit autsralian.

D.XH

50 vite nga ndërtimi i Operës së Sydneyt, monumenti që

SYDNEY – Sot përkujtohet 50-vjetori i ndërtimit të Operës së Sydneyt, monumentit simbol të Australisë. Dizajni ikonë është unik për qytetin australian, së bashku me urën me hark prej çeliku, e cila përfshin portin. I konsideruar si një triumf i arkitekturës së shekullit të 20-të, kjo vepër arkitektonike mbetet e rrallë.

Kjo ndërtesë moderne, me ‘kthesat’ e tij të famshme të mbuluara me më shumë se një milion pllaka qeramike të bardha të ndritshme, fillimisht u pa me skepticizëm. Mirëpo, gjatë “rrugës” së ndërtimit, ndërtesa po dilte më e bukur, më e plotë dhe më domethënëse.

"Nga niveli i detit në port, ‘guaskat’ e tij gjigante duken si spinaqe të fryra. Ato të kujtojnë veshjet e murgeshave.

Nëse ecën me makinë, në horizont mund të shikosh trarët prej çeliku të urës së portit, 'The Coathanger', siç njihet këtu në një nga pjesët më strukturore të mëdha në botë. Arkitektët janë shprehur se ndërtesa është ndër më të shkëlqyerat e shekullit të 20-të.

Një banor shprehet se Teatri i Operas është gjithashtu një strukturë me kuptime kaq të shumëfishta dhe ajo përmbledh kontradiktat e kombit australian.

Ndërtesa më e njohur e vendit është një pikë referimi për mbarë Australinë, simbol i një shteti. Interpretimi më i qartë është se ai përfaqëson vetëbesimin në rritje të Australisë pas luftës. Arkitekti rriti frymën kombëtare me këtë ndërtesë simbol.

Por ka gjithashtu një histori tragjike se si arkitekti i ndërtesës, danezi Jorn Utzon u zëvendësua nga një arkitekt lokal dhe se si ndërtimet magjepsëse të brendshme, nuk u bënë kurrë realitet. Ndërsa danezi ishte i fiksuar pas formës, Peter Hall, kreu i ekipit qeveritar që e zëvendësoi, ishte i shqetësuar në lidhje me funksionin e ndërtesës. Dorëheqja e detyruar e Utzon bëri që ai të jetë pesimist për fatin e Operas. Danezi nuk u kthye kurrë në Australi, duke menduar se ndërtimi i tij ishte shpërfytyruar. Por, më vonë, Opera doli të jetë kryevepër.

Shumë fillime të historisë australiane ‘bashkohen’ në këtë ndërtesë. Emigrantët e rinj nga Evropa Jugore ishin punëtorët e parë për ndërtimin e saj, gjë që flet për multikulturalizmin e Australisë pas luftës. Në nëntor 1960, Paul Robeson, këngëtari amerikan me ngjyrë i operës, performoi një koncert të improvizuar mes skelave dhe vinçave – pranë lumit Old Man River. Opera u hap nga Mbretëresha Elizabeth II.

Opera ndoshta nuk do të ishte ndërtuar kurrë nëse nuk do të ishte financuar nga paratë e lojërave të fatit, duke reflektuar një shoqëri, ku kumari ishte shumë i pranishëm. Opera është bërë një pikë qendrore e festës kombëtare, por edhe e protestave. Vetëm muajin [e kaluar], protestuesit pro-palestinezë u mblodhën në ndërtesë, duke protestuar për atë që po ndodh në Gaza.

Por arsyeja pse Opera është bërë një pikë referimi kaq e përshtatshme australiane është se ajo është e papërfunduar dhe e paplotë. Për më tepër, shumica e australianëve mendojnë se është tashmë e mrekullueshme dhe nuk ka nevojë për përmirësime të mëtejshme, gjë që e bën atë dyfish emblematike.

Ashtu siç ndodh me Teatrin e Operas, ashtu duket se ndodh edhe me kombin australian. Mbetet në dorën tuaj këndvështrimi. Shihni një Australi tashmë të lavdishme dhe të plotë, apo një vend të ‘turbullt’ ende të parealizuar plotësisht?/Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB