Bota

I jep fund jetës pronari i SHELL në Kosovë, çfarë dihet deri tani

Trupi i tij do të përcillet sot për në banesën e fundit

E.K
I jep fund jetës pronari i SHELL në Kosovë, çfarë
Lulzim Kryeziu

KOSOVË- Biznesmeni i njohur kosovar, Lulzim Kryeziu, pronar i SHELL, i ka dhënë fund jetës së tij, duke u vetëvarur pasditen e djeshme, në një objekt biznesi në pronësi të tij. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mleqan të Malishevës, ndërkohë që lajmi është konfirmuar dhe nga Aleanca Kosovare e Bizneseve.

Në një postim në rrjetet sociale, Aleanca Kosovare e Bizneseve ka shprehur ngushëllimet për ngjarjen e rëndë. “Do të kujtojmë gjatë miku im Lulzim Latif Kryeziu.Pse na ike kaq herët! Prehu në paq. AKB do të mburret gjithmonë me ty dhe punën tuaj në ekonomin e Kosovës si Shell brend ndërkombëtar”, thuhej në njoftimin e AKB.

Varrimi i të ndjerit pritet që të bëhet sot në mesditë, ndërsa Kryeziu raportohej si një prej njerëzve më të pasur në Kosovë. Emri i tij ka qenë i lakuar disa herë në media dhe në polici, për akuzat e dhunës në familje, që kishin ngritur ndaj tij bashkëshortja dhe djali. Të paktën 4 herë Kryeziu ishte denoncuar prej tyre pas konflikteve që ata kishin pasur në banesë, çka kishte çuar dhe në largimin e bashkëshortes dhe djalit nga banesa e familjes. Në një tjetër rast Kryeziu ka pasur konflikte me motrën e tij, e cila ishte përjashtuar nga trashëgimia, ndërkohë që familja gëzonte pasuri dhe biznese të shumta.

Paraprakisht këto janë edhe shkaqet që dyshohet se kanë çuar biznesmenin Kosovar të ndërmarrë aktin ekstrem të vetëvrasjes. Hetimet për rastin e tij janë duke u kryer nga prokuroria e Gjakovës. Sa i takon familjes, ata janë treguar tepër të rezervuar për të komentuar ngjarjen e rëndë, ndërkohë që mediat e Kosovës kanë dhënë raportime dhe nga vendi ku u gjet i pajetë biznesmeni.

/Zëri.ai 

Poll

MOS HUMB